Lajme

Hetuesit e OBSH-së vizitojnë laboratorin e Wuhan-it


Një ekip hetuesish nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vizituar një laborator kërkimor për viruset në Wuhan të Kinës. Qëllimi është kërkimi i të dhënave mbi origjinën e pandemisë së Covid-19.

Ekipi ka qenë i udhëhequr nga eksperti i virusit të OBSH-së, Peter Ben Embarek. Ata kanë arritur në Institutin e Virologjisë së Wuhan-it rreth orës 9:30 të ditës së mërkurë, të 3 shkurtit.

“Unë pres një ditë shumë produktive, duke takuar njerëzit kryesorë këtu në Wuhan dhe duke bërë të gjitha pyetjet e rëndësishme që duhen”, ka deklaruar anëtari i ekipit Peter Daszak, i cili është edhe presidenti i Aleancës Eco Health.

Instituti ka qenë në qendër të një numri teorish konspirative. Disa prej teorive kanë qenë të promovuara nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës (SHBA), Donald Trump, dhe sekretari i tij i shtetit Mike Pompeo. Ata pretendojnë se një rrjedhje laboratorike shkaktoi shpërthimin e parë të Covid-19 në këtë qytet, në fund të vitit 2019-të.

Shumica e shkencëtarëve e hedhin poshtë këtë hipotezë. Disa të tjerë spekulojnë se virusi mund të ishte kuptuar nga eksperimentet në laborator. Kështu do të shihej edhe shkalla e rreziku të përhapjejes.

Në anën tjetër, disa shkencëtarë i  kanë bërë thirrje Kinë që të japë detajet e të gjitha mostrave të studiura të Covid-19 në laborator. Kjo për të parë se cila nga monstrat ngjan më shumë SARS-CoV-2, virus që shkakton sëmundjen e frymëmarrjes.

Ekipi i OBSH-së ka shkuar në Wuhan edhe muajin e kaluar. Ai ka vizituar një spital, në të cilin u shënuan dhe u trajtuan viktimat e para. Ata vizituan edhe dhe tregun e ushqimit, ku u shfaq virusi.

Kujtomë se Wuhan-i ishte qyteti i parë, i cili u përball me virusin. Virusi u zbulua në dhjetor të 2019-ës. Numri total i rasteve të prekura nga ky virus në shtetin e Kinës arrin në 104 milionë e 489 mijë e 288, ndërsa numri total i vdekjeve arrin në 2 milionë e 265 mijë e 115.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore