Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshkruar mediat sociale si një nga kërcënimet kryesore për demokracinë dhe shoqërinë turke.
I pari i Turqisë këtë e tha përmes një video-mesazhi, në Samitin Stratcom 2021 në Stamboll të shtunën e 11 dhjetorit.
“Media sociale, që është përshkruar si simbol i lirisë kur u paraqit fillimisht, është kthyer në një nga burimet kryesore të kërcënimit të demokracisë së sotme”, ka thënë ai, përcjell Anadolu Agency.
Qeveria turke po ndjek ligjin për të dënuar lajmet e rreme dhe dezinformatat që po bëhen në internet, por kritikët thonë se ndryshimet e propozuara do të shtrëngonin masat për lirinë e të shprehurit.
Derisa, ligji i ri do t’i bënte dezinformatat dhe lajmet e rreme vepra të dënueshme kriminale me 5 vjet burgim.
Gjithashtu presidenti turk deklaroi se po përpiqet të mbrojë shtresat e cenueshme të shoqërisë “kundër gënjeshtrave dhe dezinformatave pa shkelur të drejtën e qytetarëve tanë për të marrë informacion të saktë dhe të paanshëm”.
Shteti turk vitin e kaluar kishte miratuar ligjin që u kërkon platformave të mediave sociale që kanë më shumë se 1 milion përdorues të kenë përfaqësues ligjor dhe të ruajnë të dhënat.
“Askush, asnjë kompani nuk mund të jetë mbi ligjin,” theksoi ai.
Erdogan ka shprehur besimin e tij se Samiti Ndërkombëtar i Komunikimit Strategjik Stratcom do të plotësojë një nevojë të rëndësishme në terren.
Samiti dyditor mblodhi së bashku 112 folës nga mbi 30 vende dhe një audiencë të shquar prej mbi 3 mijë persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ahmeti porosi “VLEN”-it: Mos e harroni nënshkrimin e marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese
-
Pas PDK-së dhe LDK-ja pranon ftesën e Kurtit për takim
-
Vizita e Ramës në Athinë has edhe kundërshtime të ‘unifikuara’ nga opozita shqiptare
-
Ndalohet 30-vjeçari, pasi fitoi mbi 7200 euro nga transporti i emigrantëve të jashtëligjshëm