Kosovë: Mjekët dhe profesorët shtohen në kategorinë e zyrtareve që duhet ta deklarojnë pasurinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të premtes ka miratuar kërkesën e zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, që mjekët dhe profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet të deklarojnë pasurinë.
“Ky projektligj ka parapa dispozita për funksionalizim të programit. Zgjatja e afatit të aplikimit sepse afatet ligjore janë shumë të shkurtra, ridefinimi i llojeve të dëmeve të kompensueshme dhe shumave të kompensimeve, janë shqyrtuar lartësitë e kompensimeve”, tha Sallahu.
Ai u shpreh se projektligji do të ndihmojë në ngritjen e transparencës.
“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët që ushtrojnë veprimtarinë në institucionet publike dhe profesorët që punojnë në institucionet publike”.
Ndërsa, pro këtij vendimi ishin shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Gjatë kësaj mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Horizont Europe, Korniza e Programit për kërkimi dhe inovacion.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh se me këtë marrëveshje Kosova e ka fituar statusin e asocuar në programet me të drejta të Ballkanit Perëndimor.
“Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje kemi qenë në pritje nga ana e BE-së dhe marrëveshjen e nënshkruam më 7 dhjetor të këtij viti, marrëveshje me të cilën Kosova e fiton statusit e asocuar në programet me të drejta krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”.
Ajo shtoi se ky status do të ofrojë një numër të madh të mundësive.
“Statusi i asocuar, do të thotë më shumë mundësi për individë për pjesëmarrje në programet kërkimore”.
“Me këtë rast ne po bëhemi pjesë aktive e hapësirës evropiane të kërkimit për një ekosistem pan evropian të kërkimit dhe inovacionit”, tha ajo teksa shtoi se ky është lajm i mirë për Kosovën.
Deklarimin e pasurisë në Kosovë deri tani kanë qenë të obliguar që ta bëjnë deputet e Kuvendit, mirëpo përveç tyre tash e tutje në këtë kategori janë shtuar edhe mjekët dhe profesorët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Nga Suedia në Mbretërinë e Bashkuar, një valë arrestimesh zbulon praninë e një rrjeti spiunësh kinezë në Evropë
-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më