Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 40 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 1 mijë e 884 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 15 mijë e 843 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 391 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 180 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve rishtazi, situata epidemike në vend është ende e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 11 mijë e 995 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 267 mijë e 112 raste të infektimit.
Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është rritur në 0.95 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 7 dhjetor 2021, në vend janë testuar gjithsej 6 milion e 911 mijë e 480 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Foshnja që pësoi arrest kardiak në Legoland Windsor ka vdekur, thotë policia
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet
-
Gjermanët vënë në shënjestër Scholz për shkak të kostos së lartë të qebapëve
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet