Sipas rindërtimit të policisë, aktori u godit në mënyrë të përsëritur me një gurë kalldrëmi.
Episodi ndodhi gjatë natës, në zemër të Roma-s. Më saktësisht në Longotevere dei Cenci, pak a shumë në lartësinë e Piazza delle Cinque Scole. Pikërisht atje Jean-Claude Van Damme u sulmua nga një qytetar irakian 40-vjeçar. Sipas rindërtimit të forcave të rendit, agresori e goditi aktorin 44-vjeçar disa herë me një kalldrëm (edhe në fytyrë) dhe më pas u përpoq të përdorë një copë xhami. Arsyeja ka qenë ekonomike: Van Damme i kërkonte irakenit kthimin e një borxhi.
Raportimin e incidentit te karabinierët e ka bërë vetë aktori, i cili arriti një patrullë në detyrë për të kërkuar ndihmë. Agresori u ndalua jo larg vendit të ngjarjes dhe u arrestua me akuzën e dëmtimit të rëndë të personit. Si kalldrëmi i përdorur ashtu dhe copa e shishes u gjetën në vend, të dyja të mbuluar me gjak. Van Damme u dërgua në Poliklinikën Umberto I, ku u diagnostikua me trauma në kokë, disa dëmtime në gojë, hundë dhe qafë, si dhe trauma në pjesën e barkut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Jasharaj thotë se Kurti “urdhëroi” Nagavcin mos t’i takojë sindikatat
-
U zgjodh zëvendëspresidente e PL-së, Meta thur lavde për Erisa Xhixhon
-
Kosova në Këshill të Evropës dhe Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën – Vukotiç: Përgjigje e Perëndimit ndaj mashtrimeve të Vuçiçit