Të paktën nëntë iPhone të punonjësve të Departamentit Amerikan të Shtetit janë hakeruar nga një sulmues i paidentifikuar.
Burimet kryesore të mediave amerikane raportojnë se ndërhyrja është realizuar përmes spyware-t të kompanisë izraelite “NSO Group”.
Më herët, një listë e numrave me objektiva të mundshëm, duke përfshirë disa zyrtarë amerikanë, u shfaq në raportimin për kompaninë izraelite.
Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk mundi të përcaktonte se kush i nisi sulmet e fundit kibernetike.
NSO Group tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë indikacion se mjetet e tyre ishin përdorur.
Rrjeti amerikan CNBC News vëren se kompania anuloi adresat përkatëse më pas.
NSO ka thënë prej kohësh se i shet produktet e saj vetëm klientëve ligjzbatues dhe inteligjencës qeveritare.
Shtetet e Bashkuara e vendosën kompaninë në listën e zezë për dëmtim “të sigurisë dhe interesave kombëtare”.
Departamenti Amerikan i Tregtisë deklaronte gjatë muajit nëntor se firma izraelite cenonte sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
Mjetet e spyware, sipas deklaratës së Departamentit, u përdorën për të shënjestruar zyrtarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave.
Grupi NSO është firma më e madhe e spiunazhit kibernetik në Izrael, me vlerë mbi 1 miliard dollarë.
Kompania është e specializuar në hakerimin e telefonave celularë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ben Jelloun: “Nuk është një revoltë anti-hebreje”
-
Një lumë parash nga arabët dhe kinezët: ja si e ndryshojnë lëkurën universitetet amerikane
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Një lumë parash nga arabët dhe kinezët: ja si e ndryshojnë lëkurën universitetet amerikane
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak