Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuar.
Në konferencë për media, Emilia Rexhepi, zëvendëskryeministres për çështje të pakicave dhe të drejtave të njeriut tha se kjo është bërë me qëllim që edhe kjo kategori të ketë hapësirë të barabartë në shoqëri.
“Shpallja e vitit 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara është bërë me qëllim që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen dhe të trajtohen të barabartë”, deklaroi Rexhepi.
Ndërsa, ka kërkuar nga niveli qendror dhe lokal që të ofrojnë mundësi punësimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kudër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini u shpreh se synojnë që me aktivitet kalendarike të punohen në çdo sferë me qëllim të tejkalimi të çdo pengese.
Nga viti 2009 Kosova ka një ligj të veçantë që obligon çdo institucion publik dhe privat që në çdo 50 punëtorë të ketë të punësuar një person me aftësi të kufizuar.
Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara ka për qëllim të avancojë pozitën socio-materiale dhe integrimit në jetën e përditshme të personave me aftësi të kufizuara.
Sipas këtij ligji, punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet që dalin nga ligji, obligohet që për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, të paguajë në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi prej 1 për qind të shumës së pagës minimale.
Përkundër kësaj ky ligj nuk gjen zbatim në praktikë.
Kosova, kritika ka vazhdimisht edhe për ofrimin e dobët të shërbimeve për këtë kategori të qytetarëve si dhe për ofrimin e qasjes në arsim.
3 qershori, njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës