Gjermania do të vendosë të enjten e 2 dhjetorit nëse stadiumet e futbollit do të qëndrojnë të hapura për tifozët apo do të duhet t’i nënshtrohen një mbyllje të dytë.
Situata me koronavirusin në shtetin gjerman është përkeqësuar ndjeshëm. Ata po përballen tashmë me valën e katërt të pandemisë.
Udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë zhvilluan bisedime me kancelaren në largim, Angela Merkel dhe kancelarin e ardhshëm, Olaf Scholz-in të martën për të diskutuar hapat që duhen ndërmarrë për frenimin e krizës.
Kërkesën e parë për të luajtur ndeshjet e Bundesliga-s pa tifozë e ka dhënë përfaqësuesi i shtetit jugor të Bavarisë. Vend nga cili është skuadra më e njohur gjermane, Bayern Munich-u.
Bavaria është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Gjermani. Javës së kaluar ata propozuan uljen e kapacitetit të stadiumeve deri në 25%, duke përfshirë edhe mitikun “Allianz Arena”.
Gjermania raportoi 45 mijë e 753 infektime të reja të martën. Ndërsa, u regjistruan edhe 388 humbje jete. Shifra më e lartë që nga muaj mars, që e çoi numrin total të vdekjeve në 101 mijë e 344.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
Si ‘gangsterët’ ballkanikë u bënë furnizuesit kryesorë të kokainës në Evropë
-
Lirimi nga burgu i themeluesit të Agimit të Artë zemëron antifashistët grekë
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive