Më 6 janar është finalizuar operacioni i koduar “Nënkalimi”, nga policia e Durrësit.
Synimi i policisë ishte goditja e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.
Një 29 vjeçar u arrestua në flagrancë duke shitur doza kokaine.
Sipas të dhënave të komisariatit 29 vjeçari ishte i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Forcat operacionale në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Narkotikëve ka bërë të mundur finalizimin e operacionit.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, policia gjeti një armë zjarri, një krehër me gjashtë fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volkswagen”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Më herët, u finalizuar dhe operacioni i koduar “Last Time”, po në Durrës.
Ky operacion kishte për qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drograve të forta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel