Në një intervistë për mediumin serb Kosova Online, Janusz Bugajski, anëtar i Qendrës për Analizë të Politikave Evropiane në Uashington, ka deklaruar se “nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare në dialog derisa Serbia ta njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur”.
Bugajski gjithashtu theksoi se Asociacioni i Komunave Serbe mund të shndërrohet në një Republika Srpska e re, por potencon se mund të ketë incidente të reja në Kosovë.
“Negociatat nuk do të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare derisa Qeveria e Serbisë të njohë realitetin se Kosova është shtet i pavarur”, tha Bugajski.
“BE-ja është bërë një lojtar i dobët ndërkombëtar pa kohezion apo vrull dhe SHBA-ja pengohet nga krizat më urgjente ndërkombëtare. Fatkeqësisht, si në të gjitha mosmarrëveshjet e tilla, vëmendja ndërkombëtare përqendrohet vetëm kur ekziston një rrezik i afërt i dhunës”.
Për Bugajskin, mbetet e paqartë se çfarë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe.
“Nëse ajo merr ndonjë strukturë të nivelit ekzekutiv të ndarë nga qeveria qendrore, atëherë ajo mund të evoluojë në një Republika Srpska tjetër dhe të kërcënojë integritetin territorial, duke lejuar rrugë të reja për përmbysjen e Moskës”, shtoi ai.
“Zgjedhjet janë të mundshme, por nuk ka gjasa nëse nuk ka krizë qeveritare në vitin 2022. Zgjedhjet lokale treguan se Kosova duket se ka pluralizmin politik më të fortë në mesin e të gjitha vendeve të rajonit dhe se asnjë parti apo koalicion nuk dominon në çdo nivel të qeverisjes”.
Ai konsideron që është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të kenë një zgjedhje të partive, përfshirë komunitetin serb, “përndryshe politikanët bëhen të korruptuar dhe të vetëkënaqur”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sinani shpall fitoren në Preshevë – Arifi shpall fitoren në Bujanoc
-
Kurti garanton për “duart e pastra” të ministrave, injoron “korrupsionin serioz qeveritar” në Kosovë
-
Abdixhiku thotë se Kosova është “izoluar e zbrazur” nën qeverisjen e Kurtit, fton mërgimtarët të përbashkohen rreth LDK-së
-
Haradinaj akuzon Kurtin për tradhti të besimit qytetar: AAK-ja dhe NISMA do t’ua rikthejnë shpresën
Lajmet kryesore
-
Rama shpjegon pse e quajti ‘të neveritshëm’ dokumentarin e Report për Shqipërinë
-
Alibeaj thotë se PD-ja zyrtare ka gati 320 kandidatë për zgjedhjet 2025
-
SHBA-të presin që Izraeli të pranojë planin e armëpushimit të Gazës, nëse kështu bën edhe Hamasi
-
Sinani shpall fitoren në Preshevë – Arifi shpall fitoren në Bujanoc