Më 26 nëntor, në qytetin e Elbasanit, do të mbahet një takim mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur për Albanian Post nga burime konfidenciale. Arsyeja dhe çfarë do të diskutohet mes dy Qeverive nuk dihen ende.
Më 27 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare me homologun e tij në Kosovë, Albin Kurti.
Kurti, në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura me Ramën, tha se kishin rënë dakord për një sekretariat koordinues për marrëdhëniet dypalëshe.
Në një konferencë të përbashkët me Ramën theksoi sfidat në të cilat të dy kryeministrat i kanë marrë mandatet e reja për qeverisje.
“Mandatet e dy qeverive tona i kemi marrë në një kohë me plot sfida, përballja me pandeminë me COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe zhvillimi i institucioneve demokratike janë disa nga sfidat tona për të cilat do të angazhohemi së bashku”, deklaroi asokohe Kurti.
Përtej sfidave, Kurti theksoi se të dyja qeveritë kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet, duke rritur bashkëpunimin.
“Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende që kjo duhet të bëhet sa më shpejt, këto janë pikërisht Kosova e Shqipëria, sepse jo vetëm që e njohim njëra-tjetrën, por edhe e kemi besimin e plotë te njëra-tjetra”, ishte fjala e Kurtit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut