Lajme

Agjenda e Edi Ramës në Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri, Albin Kurti, në ora 8:50 në këtë vizitë njëditore në Kosovë.

Pas takimit Kurti dhe Rama do të kenë konferencë të përbashkët për media në ora 09:00, duke i lënë vend pastaj takimit me liderët e partive opozitare në vend. Rama do të ketë takime të ndara me udhëheqësit e partive më të mëdha në vend, deri në ora 12:45.

Në mesditë të dy delegacionet bashkë me akademikun, Rexhep Qosja, do të hanë drekë zytare.

Kjo është agjenda e plotë e vizitës së Ramës në Kosovë:

08:50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

09:00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp

10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)

11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)

12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)

13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.

15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore