Gjigandi suedez, Zlatan Ibrahimovic dhe Milan-i janë gati të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. 40-vjeçari aktualisht ka kontratë deri në fund të sezonit.
Sipas gazetës së përditshme sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Milan-i po punon për zgjatjen e kontratës edhe për një sezon tjetër, deri në verën e 2023.
Kontarata e re e Ibrahimovic-it pritet të firmoset para mbylljes së merkatos dimërore, ku kuqezinjtë do të rinovojnë edhe me Rafael Leao-n, Ismael Bennacer-in, Alessio Romagnoli-n dhe Theo Hernandez-in.
Milan-i ka gati edhe kontratën për mesfushorin, Franck Kessie, por ky i fundit kërkon një pagë vjetore gati dyfish më të lartë se ajo që i ofron klubi.
Që nga rikthimi i tij në Milano, Ibra është shndërruar në liderin e Milan-it. Sezonin e kaluar ai u aktivizuar në 27 ndeshje, ku shënoi 17 gola dhe dhuroi tre asiste. Këtë sezon ka luajtur në tetë takime. Tre gola dhe dy asiste mbajnë emrin e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive