Bojken Lako ishte i ftuari i radhës në emisionin e showbiz-it “Pikë”, drejtuar nga Adela Osmani.
Ai preku pak edhe temën e substancave narkotike, të cilën e ka folur edhe më herët, duke rrëfyer luftën personale me këtë varësi.
Teksa tregonte pak për atë periudhë, Bojken u shpreh: “Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim”.
Ndërsa më tej, teksa u pyet nëse ka qenë ndonjëherë i arrestuar, Bojken pranoi se po dhe është arrestuar pikërisht për drogë.
“Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, pranoi Lako, ndërsa nuk dha detaje të tjera për këtë temë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Studimi i trurit nga AI, shpresë për të mbijetuarit e traumave të fëmijërisë
-
“Mbreti Charles është në gjendje jo të mirë”, thonë burimet pranë pallatit
-
Jeannie Mai akuzon Jeezy-n për abuzim në familje dhe neglizhencë të fëmijëve mes divorcit të vazhdueshëm
-
Dua Lipa “magjike” në tepihun e kuq të “Time 100”