Vrasësi i të mbijetuarës së Holokaustit në Francë është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai e vrau të moshuarën hebre në apartamentin e saj në Paris.
Yacine Mihoub, 32 vjeç, u dënua për therjen me thikë 11 herё të 85-vjeçares Mireille Knoll dhe për përdhosjen e kufomës – ai e dogji trupin e viktimës.
Gjithçka ndodhi pas një grabitjeje të dështuar në mars tё vitit 2018.
Bashkëpunëtori i tij, Alex Carrimbacus, 25 vjeç, u dënua me 15 vjet burg “për grabitje të motivuar nga antisemitizmi”.
Mireille Knoll i kishte shpëtuar ekzekutimit tё njё grumbullimi tё hebrenjve nё kampet naziste nё Paris, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajo vuante nga sëmundja e Parkinsonit – sëmundje që shfaqet në mënyrë graduale dhe dëmton funksionet e trupit që përcaktohen si “funksionet motore të njeriut”, ku përfshihen ecja, përdorimi i duarve, të folurit, të qëndruarit në këmbë etj.
Sipas Gjykatёs, ai e konsideronte si një gjyshe, qyshkur ishte fёmijё dhe e vizitonte shpesh.
Gjykata e cilësoi sulmin si “antisemitist” dhe tё veshur me paragjykime rreth pasurisë sё supozuar të popullit hebre.
Mihoub filloi të besonte se Knoll kishte “thesare të fshehura” në shtëpinë e saj.
I dënuari tjetër, Carrimbacus, pohoi se kishte dëgjuar Mihoub-in duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), ndërsa e godiste me thikë.
Po ashtu, ata u përpoqën t’ia hidhnin fajin njëri-tjetrit për vrasjen.
Vrasja e Knoll tronditi komunitetin hebre të Francës dhe nxiti zemërim mbi antisemitizmin në vend.
Dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë ministra të qeverisë, morën pjesë në një marshim të heshtur në kujtim të Knoll-it.
Aktet e dhunshme të kryera nga islamistët radikalë kundër hebrenjve francezë janë rritur kohët e fundit.
Vdekja e Knoll erdhi vetëm një vit pasi Sarah Halimi, një grua hebre 65-vjeçare, u hodh nga ballkoni në Paris nga një burrë që bërtiste “Allahu Akbar”.
Vrasësi i saj, Kobili Traore i shpëtoi burgut, pasi gjykata tha se truri i tij ishte dëmtuar nga konsumimi i rregullt i kanabisit.
Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve
-
Brenda 5 muajve dy qëndrime krejtësisht të kundërta të Kurtit për krimet e Serbisë në Kosovë
-
Trump: Më parë shkoj në burg sesa zbatoj urdhrin për gjyqin penal
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së