I ashtuquajturi ‘bosi i drogës’ është ekstraduar drejt Italisë.
Si një nga protagonistët kryesorë të narkotrafikut ndërkombëtar mes dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Italisë, mbi të rëndonte urdhri i arrestit që qëndronte pezull prej vitit 2015, lëshuar nga prokuroria e republikës së Aquile-s.
Në të, kërkohej dënimi me 7 vjet e 4 muaj burg, të cilat duhet të kryheshin ende.
Arratia e J.I.M, i shndërruar në një fantazëm që prej vitit 2015, mori fund të hënën e 8 nëntorit në aeroportin e Fiumicino-s në Romë.
Arrestimi i trafikantit, qytetar të Durrësit, por rezident të Prodenone-s, u realizua nga vetë forcat e policisë shqiptare në fortesën e tij në Durrës.
Kjo erdhi si rrjedhojë e punës së ngushtë, të koordinuar nga prokuroria e Aquila-s dhe të kryer nga njësia hetimore e karabinierëve të komandos provinciale të Pordenone-s.
Nuk mungoi as mbështetja e plotë e Interpol-it dhe e të ngarkuarit për sigurinë në ambasadën italiane në Tiranë.
Ndër vite, trafikanti kishte arritur të ndërtonte një rrjet të rëndësishëm ilegal të trafikimit të kokainës mes dy vendeve që në vitin 2002.
Që asokohe, janë dokumentuar kontakte me anëtarë të lidhur me grupe kriminale, të cilët merreshin me prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Ata vepronin në qytezat e bregdetit të rajonit të Marche-s (Grottamare- san Benedetto del Tronto) dhe në qytetin e Bolonjës.
Njësia hetimore në Pordenone, e ngarkuar për kërkimin dhe arrestimin e trafikantit në arrati, përmes përdorimit të teknologjive të përparuara, së bashku me ndihmën e faktorit njerëzor për hetimin në terren, arritën te ai.
Fillimisht, ata lokalizuan zonën se ku ai vepronte e më pas, mbërritën te strofulla e tij.
Jo më si një i arratisur, trafikanti u kap nga njësia speciale e policisë shqiptare në një lagje të qytetit të Durrësit teksa po shkonte në punë, krejt normalisht.
Puna që bënte ishte doganier. Ai ishte punonjës në doganën e Durrësit.
Pas arrestimit, i erdhi radha ekstradimit.
Ai u ekstradua drejt Italisë, i shoqëruar nga njësitë e Interpol-it, të cilët e dorëzuan atë në aeroportin e Fiumicino-s te njësia e ngarkuar me kërkimin dhe kapjen e tij.
Momentalisht, ‘bosi i drogës’, ndodhet brenda qelisë së një nga burgjeve të Lazio-s.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Greqia përgjigjet ashpër pas betimit të Davkovës si Presidente e “Maqedonisë”: Kursi evropian varet nga Prespa, respektoni marrëveshjen
-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë