Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të refuzojë kërkesat për lirim nga paraburgimi, të parashtruara nga mbrojtësit e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ata kanë konsideruar se vazhdimi i paraburgimit për tre të lartpërmendurit vazhdon të jetë i nevojshëm.
Sipas ZPS-së, edhe paneli i Apelit ka konfirmuar se rreziqet nga neni 41 (6) (b) vazhdojnë të ekzistojnë.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit
Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi akuzohet së bashku me ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kreun e grupit parlamentar të partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe kryetarin e këshillit kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate, (NISMA), Jakup Krasniqi.
Aktakuza prej 68 faqesh përmban 10 akuza dhe rendit veprat e tyre të pretenduara si “krime lufte për arrestim dhe ndalimi të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje, dhe krime kundër njerëzimit për burgosje, veprime të tjera çnjerëzore, tortura, vrasje, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje”.
Sipas saj, krimet u kryen “të paktën nga marsi 1998 deri në shtator 1999”. Të katër burrat ishin figura të larta në UÇK-së gjatë luftës dhe Thaçi ishte lideri politik i organizatës guerile.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen si përgjegjës për krimet e kryera nga ata vetë dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në pjesë të ndryshme të Kosovës, por edhe në Shqipërinë e veriut, “kundër qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel