Pas një kohe bukur të gjatë, Elvana Gjata ka vendosur të lansojë këngen e saj të re, si dhuratë për publikun me rastin e ditëlindjes së saj të 34-të, duke shënuar kështu edhe rikthimin e saj, pas më tepër se një viti.
“Thirr” titullohet kënga më e re e Elvanës, e cila është publikuar si version videoje me titra, kompozimin dhe aranzhimin e të cilës e ka bërë Darko Dimitrov. Kënga akoma pa kaluar 24 orë ka kaluar shifrën e 200 mijë klikimeve në YouTube.
Projekti i fundit muzikor i Elvanes ishte kënga “Me tana”, me të cilën ajo u paraqit në edicionin e 58-të së Festivalit të Kënges në RTSH. Kjo këngë ani pse shumë e pëlqyer nga publiku dhe e cila ishte edhe më e klikuara e atij edicioni, nuk arriti ta merrte çmimin e parë, pasi që atë e rrëmbeu Arilena Ara me këngen e saj “Shaj”.
Gjata e cila përpos që nuk ka sjellur ndonjë këngë të re, ajo gjithashtu ka qëndruar edhe larg mediave sociale . E fansat e Elvanës ishin më të prekurit nga kjo “pauzë” e këngëtares, ata nuk rreshtën së komentuari duke kërkuar rikthimin e saj.
“Heshtja” e Elvanës në këtë periudhë kohore, lidhet me ngjarjen e 4 tetorit tw 2018-tës, ku mbeti i vrarë një person në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Kujtojmë që Elvana është ndër këngëtaret e rralla e cila ka arritur të qëndroj ne top formë dekada me rradhë. Rrugëtimin e saj artistik ajo e nisi qysh herët në fëmijëri kur edhe u bë pjesë e Pallatit të Pionierëve. Në ndërkohë që debutimin e parë në një skenë e bëri me këngen “Të këndojmë së bashku” në Festivalin e Zërave të Rinj.
“Ethet e së Premtës Mbrëma” ka qenë spektakli televiziv nga i cili Elvana Gjata u bë më tepër e njohur për publikun e gjerë shqiptar. Shumë përkrahës e suportuan atë duke e votuar dhe duke e duartrokitur fuqishëm gjatë interpetimeve të saj. Kjo përkrahje e madhe e ngjiti atë në finale, duke u bërë njëra ndër dhjetë finalistet e këtij eventi.
Repertuari i saj numron hite të shumta, si ““Kush jam unë”, “Ku jeton dashuria ime”, “Gjërat kanë ndryshuar” e “Love me”.
Por një prej këngëve të saj e cila jo vetëm që u bë hit, por u përdor edhe si himni i kombëtares shqiptare gjatë ndeshjeve futbollistike të Euro 2016, ishte kënga “Kuq e Zi”, në bashkëpunim me Flori Mumajesin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ed Sheeran thotë se “ka këngë të përfunduara”, por s’do t’i lançojë këtë vit
-
Post Malone dhe Morgan Wallen njoftojnë publikimin e këngës së përbashkët “I Had Some Help”
-
Këngëtarja përfaqësuese e Izraelit në “Eurovision 2024” urdhërohet të izolohet në dhomën e saj të hotelit
-
Olivia Rodrigo detyrohet t’i anulojë koncertet e planifikuara në Mançester