Jetesë & Stil

Meditimi i tepërt shton ankthin


Meditimi shpesh reklamohet si një zgjidhje për pothuajse gjithçka. Por hulumtimet tregojnë se ju në fakt mund të përjetoni gjendje të rënda psikologjike nëse e teproni me atë.

Ndodh që monologu që bëni mund të marrë një drejtim të keq, pasi kujtimet e pakëndshme dhe ndjenjat e dështimit mund të shfaqen në mendjen tuaj. Nëse këto ngjarje bëhen të shpeshta atëherë roli i meditimit nuk po shkon siç duhet.

Megjithatë, një studim tregon që histori të tilla mund të jenë çuditërisht të zakonshme. Nga një studim në viti 2019 tregon se të paktën 25% e medituesve të rregullt kanë përjetuar ngjarje të pakëndshme. Përfshirë këtu sulmet e panikut dhe depresionit si një ndjenjë shqetësuese.

Duke pasur parasysh këto raporte, një studiues ka themeluar një organizatë jofitimprurëse, Cheetah House, që ofron mbështetje për ‘medituesit në gjendje stresuese’.

“Kishim më shumë se 20 mijë njerëz që na kontaktonin në vitin 2020”, thotë Willoughby Britton, i cili është asistent profesor në psikiatri dhe sjellje njerëzore në Universitetin Brown. “Ky është një problem i madh.”

Si mund të ndodh që diçka që është e dobishme për shumë njerëz, të ketë efekte shqetësuese për të tjerët?

Mënyra për të fituar përfitimet e meditimit pa u ndeshur me këto rreziqe.

Në çdo diskutim të ndërgjegjësimit, është e rëndësishme të mbani mend se ka shumë teknika të ndryshme që ushtrojnë mënyra të veçanta të të menduarit.

Strategjitë më të njohura janë frymëmarrja e ndërgjegjshme, në të cilën përqendroheni në ndjenjat e frymëmarrjes dhe “skanimi i trupit”, në të cilin kaloni vëmendjen tuaj nga koka te këmbët, duke vërejtur çdo ndjesi fizike që shfaqet gjatë seancës.

Si rezultat, trajnimi i ndërgjegjësimit mund të na lërë më shumë në kontakt me ndjenjat tona, gjë që është e rëndësishme për vendimmarrjen e mirë. Shumë praktika të ndërgjegjësimit inkurajojnë gjithashtu një “ndërgjegjësim vëzhgues” më të përgjithshëm, në të cilin ju stërvitni veten mbi mendimet dhe ndjenjat tuaja pa reaguar ose gjykuar.

Me praktikë, kjo mund të rrisë aftësinë tuaj për rregullimin emocional në mënyrë që të mos jeni më aq të ndjeshëm ndaj shpërthimeve të zemërimit.

Në mënyrë ideale, këto ndryshime duhet të plotësojnë njëra-tjetrën dhe të rezultojnë në një mirëqenie më të madhe. Por kjo është e mundur vetëm nëse ato ndodhin në ekuilibër dhe moderim. Fatkeqësisht, disa meditues mund të kalojnë pikën optimale në secilin prej këtyre elementeve, duke akumuluar ankth.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore