Kanella është një erëz që ndikon shumë mirë për shëndetin e njeriut dhe veçanërisht për diabetikët. Ajo ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës si dhe pengon luhatjet e glukozës në gjak.
Kanella bëhet kështu një erëz e domosdoshme për njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2.
Kjo sëmundje kompromenton mënyrën se si organizmi i kundërpërgjigjet hormonit të insulinës.
Për pasojë, metabolizimi i karbohidrateve bëhet anormal ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak rriten.
Sipas ekspertëve, kanella mund të imitojë insulinën dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtij hormoni.
Qelizat i përgjigjen më mirë insulinës dhe transporti i glukozës është më i lehtë.
Kësisoj, kanella është një kurë natyrale jo vetëm për diabetikët por edhe për njerëzit e prekur nga faza fillestare e sëmundjes.
Konsumi i kanellës bashkë me ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ngadalësojë ritmin e zbrazjes së stomakut nga ushqimi.
Ata besojnë se kanella bllokon enzimat tretëse që shpërbëjnë karbohidratet duke ulur sheqerin në gjak pas ngrënies së ushqimit.
Përpos diabetit, kanella pengon edhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera që kanë lidhje me diabetin siç janë sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundja e Alzheimerit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve