Paga minimale në Shqipëri duke filluar nga 1 janari i vitit 2022 do të bëhet 32 mijë lekë të rinj.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë replikave me ndjekësit në median sociale Facebook.
Aktualisht paga minimale është 30 mijë lekë të rinj.
Ndërkohë nga 1 korriku i i 2022-shit, të gjithë të punësuarit me të ardhura nga 150- 200 mijë lekë, do të tatohen në 13%, nga 23% që ishte më parë.
Edhe në prezantimin e projekt-buxhetit për vitin 2022, ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, tha se fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë.
Kjo parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe ata arsimorë.
Një ditë më parë, Rama njoftoi se, të gjithë të punësuarit do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat deri në fashën e 40 mijë lekëve.
Aktualisht, me taksën progresive, rrogat deri në 30 mijë lekë nuk tatohen.
Pagat mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë tatohen 13% e shumës mbi 30 mijë lekë.
Nga rritja e pragut të pataksueshëm, sipas kryeministrit Rama, do të përfitojnë 63% e të punësuarve në Shqipëri.
Ai e ka konsideruar taksën e sheshtë si “të pandershme”, pasi “favorizon më të pasurit”.
Kreu i qeverisë deklaroi se qeveria ka aplikuar tanimë taksën zero për bizneset e vogla dhe ka rritur pagën minimale.
Po ashtu, Rama ka thënë më parë se socialistët synojnë që paga minimale e punonjësve në Shqipëri të jetë 40 mijë lekë. Kryeministri më parë është shprehur se, “sipas një plani të mirëstudiuar”, nga viti i ardhshëm, paga deri në 40 mijë lekë nuk do të tatohet.
Ai pohoi se do të përjashtohet nga fasha e progresivitetit të lartë kategoria që paguhet me paga më të larta, për shkak të kualifikimit të tyre.
“Do të ulet tatim-fitimi për pagën dhe për ata që marrin nga 120 mijë deri në 250 mijë lekë”.
“Nuk do të rrisim asnjë qindarkë pagën e ministrave dhe të deputetëve, siç nuk e kemi rritur nga dita e parë dhe nuk do të ulim taksën e fitimit të më të pasurve. Ka qenë dhe do të jetë 15% deri në 2025”, ka premtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE