Më datë 3 shkurt 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare.
Informacioni i ri i marrë në analizë tregon se aktiviteti ekonomik ka ardhur në përmirësim gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se ky përmirësim ka qenë më i shpejtë se pritjet e Bankës së Shqipërisë.
Ai vlerësoi se përmbushja e projeksioneve kërkon ruajtjen e kushteve të favorshme financiare .
Aktiviteti ekonomik
Aktiviteti ekonomik në vend shfaqi tendenca rikuperimi në gjysmën e dytë të vitit 2020. Pas recesionit të thellë të shënuar në tremujorin e dytë. Megjithatë, ndikimi negativ i pandemisë vazhdon të jetë i pranishëm.
Inflacioni shënoi një vlerë mesatare prej 1.6% në tremujorin e katërt, duke ardhur në rritje të lehtë nga tremujori i mëparshëm.
Sipas të dhënave të Instat-it, aktiviteti ekonomik shënoi një rënie vjetore prej 3.5% gjatë tremujorit të tretë.
Punësimi u rrit me rreth 34 mijë persona gjatë tremujorit të tretë. Duke rikuperuar rreth 2/3 e humbjeve të regjistruara në tremujorin paraardhës, ndërsa norma e papunësisë zbriti në 11.6%.
Deficiti buxhetor arriti rreth nivelit 5.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit.
Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, politika e saj stimuluese monetare dhe lehtësimi i përkohshëm i rregulloreve të funksionimit të sektorit bankar, mundësuan funksionimin normal të tregjeve financiare.
Tregjet financiare vijuan të funksionojnë normalisht edhe gjatë tremujorit të katërt
Banka e Shqipërisë gjykon se sektori bankar ka ndihmuar në zbutjen e pasojave të goditjes së pandemisë.
Ekonomia shqiptare pritet të shënojë norma relativisht të shpejta dhe të qëndrueshme rritjeje gjatë dy viteve në vijim.
Normalizimi i situatës ekonomike
Këshilli vlerësoi se normalizimi i situatës ekonomike duhet të vijojë të mbështetet nëpërmjet ruajtjes së një profili stimulues të politikave ekonomike. Po ashtu, ai konstatoi se balanca e rreziqeve vijon të mbetet në kahun e poshtëm. Në veçanti, këto rreziqe burojnë nga:
-Një përkeqësim i mundshëm i situatës epidemiologjike, në vend dhe në botë;
-Vështirësi të mundshme në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat, në formën e rritjes së ngadaltë të kredisë bankare; si dhe nga,
3-Një reagim më i ngadaltë i biznesit dhe i familjeve ndaj kushteve të përmirësuara financiare.
Gjithashtu për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektivin tonë prej 3%.
Për këtë arsye, ai vendosi:
Të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%;
Të lerë të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 0.9%.
Po ashtu, Këshilli thekson se politika monetare do të vijojë të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit kohor afatmesëm. Kjo synon të sigurojë kushte financimi të favorshme për rritjen e ekonomisë dhe për kthimin e inflacionit në objektiv.
Së fundi, Këshilli vëren se materializimi i këtyre rreziqeve do të kërkonte lehtësimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit