Jetesë & Stil

Princi Harry fiton mosmarrëveshjen ligjore me gazetën britanike


Princi Harry ka zgjidhur mosmarrëveshjen ligjore me gazetën Mail on Sunday dhe MailOnline, duke pranuar atë që ekipi i tij ligjor e quajti “dëme të konsiderueshme”. Kjo vjen pas artikullit të shkruar nga gazetat ku pretendohej se princi u kishte kthyer shpinën Marinsave Mbretërore.

Jenny Afia, avokate e Dukës së Sussex, tha në një deklaratë se “historitë e pabaza, të rreme dhe shpifëse të botuara përbënin sulm personal ndaj karakterit të Dukës. Gjithashtu vunë në dyshim shërbimin e tij ndaj vendit “.

Duka ka kërkuar që çdo dëmshpërblim i marrë të shkojë për Fondacionin e Lojërave Invictus.

“Kështu ai të ndiente se diçka e mirë kishte dalë nga situata”, tha avokati i tij. Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë publike.

Lojërat Invictus u themeluan nga princi për anëtarët e plagosur të forcave të armatosura. Princi Harry shërbeu në ushtrinë britanike dhe ka qenë me misione luftarake në Afganistan.

Gazeta Mail on Sunday ka botuar artikullin “Top General akuzon Harry për kthimin e shpinës ndaj marinsave” më 25 tetor 2020. Po ashtu dhe MailOnline publikoi një pjesë gati identike.

Të dy historitë pretendonin se princi kishte “zhytur” marinsat mbretëror dhe ushtrinë britanike. Ai kishte injoruar korrespondencën nga Lord Dannatt, një ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

“Të gjitha këto akuza janë të rreme pasi Mail on Sunday dhe MailOnline e kanë pranuar pavërtetësinë. Megjithëse dëmi ishte bërë tashmë,” tha Afia.

Mail ofroi të zgjidhte mosmarrëveshjen në 3 Dhjetor 2020, duke thënë se do të botonte një falje, do të paguante dëmin dhe nuk do t’i përsëriste të njëjtat akuza. Gazeta i kërkoi falje princit duke detajuar të metat në artikull në fund të dhjetorit.

” Mail on Sunday dhe MailOnline pranuan publikisht në gjykatë se ata kishin botuar një histori krejtësisht të rreme” tha një zëdhënës i princit. Ndërsa gazeta nuk ka pranuar ta komentojë.

Duka dhe Dukesha e Sussex ndërprenë të gjitha marrëdhëniet me katër gazetat e mëdha tabloide, përfshirë Daily Mail.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore