Shqipëria

SHBA investoi 1 milion dollarë për ruajtjen e municioneve ushtarake shqiptare


Në dy vjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar 1 milion dollarë për rinovimin e dy tuneleve ku ruhen municionet luftarake në Shqipëri si edhe kanë dhuruar pajisje dhe trajnime për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Ushtarët shqiptarë hapin disa pajisje ushtarake të dhuruara nga SHBA-të

Zëvendësshefi i misionit amerikan në Shqipëri, Demian Smith, së bashku me shefin e Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje LTC, Erol Munir, morën pjesë në ceremoninë e dhurimit në Batalionin e Inxhinierëve të FA-ve shqiptare.

“Është frymëzuese të shikojmë pas në tridhjetë vitet e fundit dhe të shohim se sa shumë kemi arritur”, tha Smith gjatë fjalës së tij. “Një nga pjesët më të rëndësishme të marrëdhënies sonë ka qenë partneriteti i jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes”.

Zëvendësshefi i misionit amerikan në Shqipëri, Demian Smith

Së bashku me shefin e shtabit, Gjeneralmajor Bajram Begaj, ata zbuluan edhe pllakadën e vendosur në hyrje të tuneleve. Në të, qartësisht mes dy flamujve të dy kombeve, është edhe simboli i NATO-s.

Gjeneralmajor Bajram Begaj dhe Zëvendësshefi i misionit amerikan në Shqipëri, Demian Smith, zbulojnë pllakadën përkujtimore

“Kush do ta kishte imagjinuar tridhjetë vjet më parë, se sot do të ishim aleatë në NATO dhe ushtritë tona do të bënin kaq shumë së bashku këtu dhe në mbarë botën”, vijoi fjalën e tij Smith.

Gjeneralmajor Bajram Begaj dhe Zëvendësshefi i misionit amerikan në Shqipëri, Demian Smith

Nga ana tjetër, Begaj nuk ngurroi të falënderonte SHBA-të për ndihmën e dhënë gjithë këto vite.

Forcat e Armatosura shqiptare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore