Pasuria e Elon Muskut, brenda një dite, është rritur me 36.2 miliardë dollarë, pasi kompania Hertz Global Holding ka porositur 100 mijë vetura Tesla.
Kjo e ka çuar fitimin e themeluesit Elon Musk në plot 1 trilion dollarë.
Sipas të dhënave të Indeksit të Miliarderëve të prezantuar nga Bloomberg, ky është fitimi më i madh njëditor në histori.
Telsa iu bashkua kështu kompanive gjigante, si: Amazon, Apple, Microsoft dhe Facebook, të cilat kanë arritur vlerën prej 1 trilion dollarë.
Aksionet e Teslas, gjatë së hënës së 25 tetorit, u rritën me 13 për qind. Rreth dy të tretat e pasurisë neto të Muskut është e lidhur drejtpërdrejt me aksionet e kompanisë.
Bazuar në numërimin e përafërt të aksioneve, kapitali i tregut të Tesla-s është rreth 1.25 trilionë dollarë.
Aksionet janë rritur rreth 60% gjatë tre muajve të fundit.
S&P 500 dhe Dow Jones Industrial Average janë rritur përkatësisht me rreth 4% dhe 2%, në të njëjtën hapësirë.
Kompania e automjeteve, Tesla Inc, ka deklaruar se ka dorëzuar në shifra rekord makina elektrike në tremujorin e tretë.
Këtë duke mposhtur vlerësimet e Wall Street-it pasi shefi Elon Musk i kërkoi stafit të “rrisnin përkushtimin” për të bërë një shtytje të dorëzimit në fund të tremujorit.
Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se kompania e ka kaluar krizën e çipave më mirë se rivalët, me dërgesat e saj të përgjithshme të rritura me 20 për qind në periudhën korrik deri në shtator.
Kjo krahasuar me rekordin e vet të mëparshëm në tremujorin e dytë, duke shënuar fitimet e gjashta radhazi tremujore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel