Sport

Lacazette afër largimit nga Arsenal, klubet italiane të interesuara për të


Futbollisti i Arsenal-it, Alexandre Lacazette, është shumë pran lamtumirës me klubin londinez.

Francezit i skadon kontrata me Arsenal-in në qershor të vitit të ardhshëm dhe bashkëpunimi mes palëve vështirë se do të ndodhë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Mikel Arteta, i cili sipas mediave angleze, ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij.

Ish-sulmuesi i Lyon-it, është i lidhur për një transferim në ligën italiane, ku Milan, Inter dhe Roma kanë shfaqur interesim për të.

Pra, me shumë mundësi Lacazette do të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror në njërën prej këtyre ekipeve, në mënyrë që Arsenali- mos ta humbasë me kosto zero në qershorin e ardhshëm.

30-vjeçari gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat me “topçinjtë”, ku ka arritur të shënojë tre gola dhe të dhurojë një asistim.

Kujtojmë që Lacazette u transferua me shumë bujë nga skuadra e Lyon-it gjatë verës së vitit 2017, për shumën e 53 milionë eurove.

Sulmuesi francez në total ka zhvilluar 176 ndeshje me skuadrën londineze, nga të cilat ka realizuar 68 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore