Sport

Max Verstappen fiton në Austin


Max Verstappen ka arritur ta fitojë garën e Amerikës, duke marrë 25 pikë të arta në luftën e ashpër për titullin.

Verstappen humbi vendin e parë në fillim të garës.

Por, pas ndalesave të para për ndërrimin e gomave, strategjia e RedBull e nxorri Verstappen-n gjashtë sekonda para Hamilton-it.

E njëjta ndodhi edhe në pit-stopet e dyta, me Hamilton që doli nëntë sekonda prapa holandezit.

Deri në fund, Lewis e ngushtoi epërsinë për shkak se gomat e tij ishin më të reja, por nuk arriti që ta marrë fitoren.

Verstappen tani i largohet me 12 pikë Hamilton-it, kur deri në fund kanë mbetur edhe gjashtë gara.

Lufta për titull vazhdon të jetë shumë interesante, me Verstappen që po me hapa të sigurt po shkon drejtë një titulli të madh.

Perez arriti podiumin e dytë radhazi, duke dal në vendin e tretë.

Leclerc përfundoi i katërti dhe Daniel Ricciardo i pesti.

Bottas arriti vetëm vendin e gjashtë, kurse pas tij erdhën Sainz, Norris, Tsunoda dhe Vettel.

Kështu mbyllet edhe gara e Amerikës, me garën për titull që vazhdon të jetë më interesante se asnjëherë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore