Sport

PSG-ja u bën thirrje tifozëve të përdorin biçikletat për të shkuar në stadium


Paris Saint-Germain po fokusohet në transportin e qëndrueshëm për tifozët e saj. Klubi parizien u ofron tifozëve 600 vende parikimi biçikletash falas dhe të sigurta.

Gjithashtu do t’u vihet në dispozicion edhe një dyqan për riparimin e biçikletave.

“Biçikletat, skejtbordet dhe skuterat elektrikë tani janë të mirëseardhur në ‘Parc des Princes’”, thuhet në një deklaratë të PSG-së.

“Nga e shtuna, klubi ofron qasje falas në dy vende parkimi, secila me një kapacitet prej 300, të vendosura në katër anët e stadiumit”.

“Parkingjet janë falas për të gjithë mbajtësit e biletave, 2 orë e 30 minuta para fillimit të ndeshjes dhe 2 orë pas”.

“Gjithashtu me këtë rast, klubi hap një dyqan për riparim biçikletash. Gjatë një ndeshje, tifozët kanë mundësinë t’i besojnë riparimin e biçikletave të tyre ekspertëve. Të gjitha riparimet e vogla janë falas me paraqitjen e një bilete”, përfundon deklarata e klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore