Sport

Huliganët në aksion – skandal në derbin e Sllovakisë


Derbi mes dy liderëve të ligës sllovake të futbollit, u ndërpre në minutën e 15-të pas një akti vandal të tifozerivë të dy skuadrave.

Tifozët u futën në fushë duke filluar një sherr të madh që rezultoi deri të lëndime trupore pas përleshjeve masive.

Duke e parë këtë gjë, në “Arena Trnava”, gjyqtari Glova vendosi për suspendim e takimit përfundimisht.

Lojtarët nuk u kthyen më në fushë dhe ndeshja do të vendoset në tavolinë nga Federata Sllovake e Futbollit.

Duke qenë se Trnava ishte ekipi vendas, atëherë edhe mundësi që ata të dënohen është më e madhe, por duke parë rrjedhën se si shkuan gjërat, gjasat më të mëdha janë që të dy skuadrat të dënohen me minus tre pikë dhe tre ndeshje pa praninë e tifozëve.

Më poshtë, pamje me foto dhe video nga incidenti i tmerrshëm në fushën e Tërnavës.

FC Spartak Trnava vs. ŠK Slovan Bratislava (17.10.2021) – YouTube

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore