Të paktën 24 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Indinë jugore pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve, duke përmbytur qytetet dhe fshatrat.
Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve. Autoritet kanë deklaruar se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej pasi shumë njerëz janë të zhdukur.
Disa shtëpi u lanë dhe njerëzit u bllokuan në rrethin e Kottayam në shtetin Kerala.
Kottayam dhe Idukki janë dy nga rrethet më të prekura në shtet. Ditët e reshjeve të mëdha të shiut kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të tokës.
Zyrtarët kanë njoftuar se janë vendosur në dispozicion helikopterët ushtarakë dhe personel në zonat ku njerëzit janë bllokuar.
Indian Air Force medium lift helicopters have been inducted for #floodrelief efforts in districts of #Kerala inundated due to heavy rains.#HarKaamDeshKeNaam pic.twitter.com/ZcwZRKyYZR
— Indian Air Force (@IAF_MCC) October 17, 2021
Mijëra njerëz janë evakuuar dhe më shumë se 100 kampe ndihme janë ngritur në të gjithë shtetin, tha të dielën kryeministri i Kerala-s, Pinarayi Vijayan.
Ndërsa Kryeministri indian Narendra Modi shkroi në Tëitter të dielën, se ai kishte folur me Vijayan-in për situatën. “Është e trishtueshme që shumë njerëz kanë vdekur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të tokës në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave”, tha Modi.
Zyrtarët nga qyteti Alleppey-it deklaruan për “BBC-në” se situata në qytet ishte shqetësuese. Alleppey ka një rrjet kanalesh e lagunash dhe është i prekshëm nga përmbytjet.
Ndërkohë, disa histori tragjike po dalin nga rrethet e prekura.
Nuk është e pazakontë që reshjet e mëdha të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Kerala, ku ligatinat dhe liqenet që dikur vepronin si mbrojtje natyrore kundër përmbytjeve janë zhdukur për shkak të rritjes së urbanizimit dhe ndërtimit.
Në vitin 2018, rreth 400 njerëz vdiqën dhe më shumë se një milion të tjerë u zhvendosën nga përmbytjet më të mëdha të ndodhur në një shekull në Kerala.
Një vlerësim i kryer nga qeveria federale po atë vit zbuloi se shteti, i cili ka 44 lumenj që rrjedhin përmes tij, ishte ndër dhjetë më të rrezikuarit nga përmbytjet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sulmi rus në Kharkiv vazhdon, pasi Moska thotë se ka marrë pesë fshatra
-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
Lajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?