Një stuhi masive dëbore ka përfshirë bregdetin lindor të SHBA-së.
Stuhia ka mbuluar, me njё trashёsi prej 48 cm, pjesë të ndryshme të New Jersey-it. Nё Pennsylvania dhe New York City lartёsia e saj ka arritur 43 cm.
New York City dhe New Jersey kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA tha se stuhia do të ngjitet deri në New England dhe mё pas do tё filloj tё zmbrapset.
Stuhia ka ndaluar shpërndarjen e vaksinave në Connecticut, New Jersey, Rhode Island, Filadelfia, pjesë të Washingtonit, dhe zonës së New Yorkut.
U vendos gjithashtu se shkollat do tё qёndrojnё mbyllur gjatё ditёs sё sotme, si dhe janё bllokuar gjithё udhёtimet lokale.
Më shumë se 1 mijë e 600 fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Lirisë Newark, Aeroportin John F Kennedy dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.
Në Aeroportin La Guardia të New York- ut, të gjitha fluturimet u pezulluan që nga e hëna në mëngjes.
Ndёrkohё, sipas njё zyrtari tё Shtёpisё sё Bardhё, presidenti Joe Biden zhvilloi njё takim me këshilltarët, ku ndёr tё tjera diskutoi dhe pёr ndodhinё nё fjalё.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it