Ardijan Gjuraj, Mentor Bellaqa, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi dhe Shkodran Krasniqi, ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.GJ., E.S., N.S., M.B., SH.K., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin veç e veç”, bëhet e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit dyshohen për veprat penale, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste” si dhe për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Po ashtu të arrestuarit dyshohen për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Këto armë, janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në Prishtinë gjatë bastisjes dhe gjatë arrestimit të këtyre pesë personave.
Mbetet e paqartë nëse të gjitha armët e paraqitura përmes fotografive nga Policia e Kosovës janë pjesë e shitblerjes së simuluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit