Adelina s’dëshmon për vrasjen e Triumf Rizajt, 6 prona garanci për lirimin e të akuzuarit Sekiraqa
Të enjten është mbajtur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin ku Enver Sekiraqa, akuzohet se nxiti vrasjen e ish zyrtarit policor Triumf Riza në vitin 2007.
Në këtë seancë gjyqtari Agim Kuqi, kishte paralajmëruar dëshminë e këngëtares Adelina Ismajli e cila bashkë me dy motrat e saj Ema dhe Zanfina ishin ftuar për të dëshmuar nga Prokuroria.
Por, ato kanë munguar edhe pse sipas gjyqtarit i kishin pranuar ftesat.
Ndërsa avokatja e Enver Sekiraqës, Kosovare Kelmendi, ka kërkuar që i mbrojturi i saj të lirohet nga paraburgimi, duke ofruar 6 prona si garanci.
Avokatja Kosovare Kelemendi, kërkojë që i mbrojturi i saj Enver Sekiraqa, të lirohet nga paraburgimi për shkak që gjendjes së rënduar të babait të këtij të fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
AGK-ja reagon ndaj Bashës: VV-ja po i dëshmon në praktikë gjetjet e indeksit “Reporterët pa Kufij”
-
Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për plagosjen në Podujevë
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar
-
Kurti sërish udhëton për në Gjermani