Sport

Nuri Sahin me detyrë të dyfishtë te Antalyaspor


Ish-futbollisti i Borussia Dortmund-it, Nuri Sahin, tani anëtar i skuadrës turke, Antalyaspor, ka marrë një rol të dyfishtë në klubin e tij.

Ai është pjesë e Antalyaspor që nga vera e vitit të kaluar, i cili është bërë një titullar i padiskutueshëm në klubin bregdetar, madje për pak kohë mori edhe shiritin e kapitenit në këtë skuadër.

Mirëpo, Sahin tani do të ketë edhe detyra tjera në klubin e turk. Përveç se ka për detyrë të mbulojë pozicionin e mesfushës, ai do ta ketë edhe rolin e trajnerit në skuadër.

Këtë e ka konfirmuar vet presidenti i klubit Aziz Cetin, i cili ka shkarkuar nga detyra trajnerin e deritanishëm, Esun Yanal, pas rezultateve të dobëta në kohët e fundit.

Dhe si rrjedhojë e kësaj, presidenti i klubit i ka dhënë kompetenca të plota kapitenit të skuadrës që të vendos taktikën e tij në fushë dhe të luajë njëkohësisht, fakt ky jo i zakonshëm në botën e futbollit.

Antalyaspor nuk është në një moment të mirë, pasi aktualisht pozicionohen në vendin e 14-të në tabelë, me tetë pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.

Kujtojmë që Sahin dikur ishte një futbollist i dëshiruar nga klube të mëdha evropiane. Ai ka luajtur në skuadra të ndryshme si: Borussia Dortmund, Real Madrid, Liverpool, etj.

Por, tani karriera e Nuri Sahain ka marrë një kthesë të madhe, teksa nga ish-futbollist i Realit të Madridit, tashmë 33-vjeçarit i duhet të provojë eksperiencën e të qenit lojtar dhe trajner njëkohësisht në fushë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore