Sport

Van de Beek do largohet nga Manchester United në janar


Mesfushori i Manchester United, Donny van de Beek do të largohet nga klubi në janar, raporton gazeta Daily Mail.

Van de Beek u la në stol në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Villarreal, dhe ishte dukshëm i pakënaqur me vendimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Raportet thonë se “Holandezi, i nervozuar tregoi zhgënjimin e tij duke marrë një copë çamçakëzi nga goja dhe duke e hedhur atë në zonën teknike ku Solskjaer dhe ndihmësi i tij Mike Phelan po qëndronin”.

24-vjeçari pothuajse u largua nga klubi në huazim gjatë verës, por një lëvizje në Everton nuk u realizua në fund.

Ndeshja e fundit qe Van de Beek luajti ishte në humbjen 2:1 përballë Young Boys në Ligën e Kampionëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore