Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft-it, ka thënë se është befasuar nga sasia e madhe e teorive konspirative të cilat i quan “të çmendura” dhe “të këqija” lidhur me shpërthimet në median sociale për përhapjen e pandemisë.
Gjatë një interviste të dhënë për agjensinë e lajmeve, Reuters, Gates është shprehur se miliona postime të hedhura në median sociale dhe “teoritë e çmendura konspirative” për të dhe Antony Fauci-n, ekspert i lartë i sëmundjeve infektive, ka gjasa të kenë ndodhur pjesërisht për shkak të kombinimit të pandemisë virale të frikshme dhe ngritjes së medias sociale.
“Askush nuk do të kishte parashikuar se unë dhe doktor Fauci do të ishim kaq të spikatur në këto teori vërtet të këqija”, ka thënë Gates.
Ai ka shtuar se ndjehet tejet i befasuar nga kjo situatë e krijuar dhe se shpreson të mbarojë.
Reuters bën me dije se në mediat sociale janë përhapur miliona konspiracione që prej nisjes së pandemisë të cilat kanë nxitur dezinformim rreth coronavirus-it, origjinës së tij dhe motiveve të atyre që përpiqen ta luftojnë atë.
Mes konsiracioneve të shpërndara përfshihen edhe pretendimet se Gates dhe Fauci krijuan virusin për të ushtruar kontroll mbi njerëzit. Një tjetër teori ishte dhe përdorimi i vaksinave për të futur mikroçipa të gjurmueshëm te njerëzit.
Që prej fillimit të pandemisë, Gates ka angazhuar rreth 1.75 milionë dollarë në përgjigjen globale ndaj COVID-19 duke përfshirë ndihmën për prodhuesit e vaksinave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
TikTok ngre padi për të bllokuar ligjin amerikan që mund të ndalojë aplikacionin
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
Si po na hutojnë dhe po na bëjnë të pavëmendshëm rrjetet sociale?
-
Inteligjenca artificiale në rrugëtimin e transformimit të njerëzimit
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për parregullsi
-
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
Durmishi arrin në Speciale për intervistim, nënshkroi “kontrata të dyshimta” për rrugën Prishtinë – Podujevë