Qytetarët e Gjermanisë votojnë sot për të zgjedhur pasuesin e kancelares dekadente, Angela Merkel, pas 16 vjetësh qëndrimi në krye të superfuqisë evropiane.
Dy rivalët kryesorë, socialdemokrati Olaf Scholz dhe kreu i partisë së Merkel-it, Unionit Kristian Demokrat, Armin Laschet, janë dy rivalët kryesorë në këto zgjedhje gjermane, të cilat janë ndër më të paparashikueshmet prej dekadash.
Ndarjet janë shumë të vogla dhe asnjë nga kandidatët nuk ka në publik një pëlqyeshmëri të të tejkalojë rrënjësisht tjetrin.
Mendohet madje sipas sondazheve, se kjo mund të jetë fitorja më e ngushtë historike në Gjermani.
Pikërisht largimi i Merkel-it, ka sjellë paqartësi në radhët e Unionit Kristian Demokrat. Rivalët e tyre socialdemokratë, janë në një linjë të mirë për të shkuar drejt fitores.
Mirëpo, është e dukshme tashmë se partia fituese, do të ketë shumë më pak se sa një e treta e totalit të votave. Ky fragmentarizim, e bën Gjermaninë të njehsuar me Bashkimin Evropian.
Prej vitesh, gjermanët kanë bërë përjashtim nga rryma evropiane. Ata kanë krijuar dy shtylla kryesore politike si CDU dhe SPD, të cilat ndër dekada kanë qenë zërat kryesorë të zgjedhjeve.
Mjafton të thuash se nga CDU-ja, Konrad Adenauer qëndroi në pushtet nga viti 1949-1963. Ndërsa Angela Merkel dhe paraardhësi i saj në CDU, Helmut Kohl, qëndruan secili për 16 vjet në pushtet.
Koalicionet, janë bërë gjithashtu shumë të vështira të parashikohen.
Me luhatje të mëdha në muaj dhe 30% të votuesve të pavendosur, gjermanët vendosin sot drejtuesin e tyre të ri.
Midis Olaf Scholz dhe Armin Laschet, fitues mund të dalë edhe një i tretë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Samiti i madh, si pasqyrim për propozimin e paqes në Ukrainë
-
Begaj thotë se Shqipëria mbështet plotësisht propozimin e Zelenskyt, në Samitin e Paqes për Ukrainën
-
Borrell në finalizim të raportit për masat ndëshkuese ndaj Kosovës
-
Një person me sopatë në dorë kërcënon policët gjermanë në Hamburg, ata e qëllojnë dhe e plagosin rëndë
Lajmet kryesore
-
Begaj thotë se Shqipëria mbështet plotësisht propozimin e Zelenskyt, në Samitin e Paqes për Ukrainën
-
Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet, sipas Bankës Botërore
-
Samiti i madh, si pasqyrim për propozimin e paqes në Ukrainë
-
Borrell në finalizim të raportit për masat ndëshkuese ndaj Kosovës