Në Bërnjak, në njërën nga pikat kufitare ku është bllokuar gjithçka në Veri të Kosovës, pasi policia ndërhyri për zbatim të reciprocitetit në targa e më pas serbët lokalë dolën duke protestuar e bllokuar rrugën, tashmë është vendosur edhe një barrikadë.
Kjo është barrikada e tretë bllokuese në këtë rrugë.
Dy të tjera ishin vendosur qysh ditën e parë, kur policia me njësitet e sajë speciale vendosi të pozicionohet pranë pikës kufitare dhe të ndalë çdo automjet që futet në Kosovë me targa të Serbisë.
Gjithashtu, edhe automjetet që kanë tabela “KS”, pasi afati tyre ka skaduar.
Barrikada, siç bëjë të ditura burimet e Albanian Post brenda strukturave të policisë, u vendos mbrëmë rreth orës 12:00 pas mesnate.
Edhe kjo digë për material bllokimi ka lëndën e njëjtë si gjithë të tjerat – kamionë.
Barrikada e vendosur ka distancë diku 30 metra me barrikadën e dytë, dhe kjo e dyta përafërsisht njëjtë me të parën.
Vendosja e kësaj barrikade, përveçse bllokon edhe më shumë qarkullimin, edhe ashtu pothuajse të pamundur, bën që policia, derisa të arrijë në pikën e vetë, duhet të kalojë nëpërmes tri blloqeve me kamionë dhe protestuesve që vazhdimisht fryjnë e ofendojnë policinë.
Kjo situatë vazhdon që nga e hëna e 20 shtatorit.
Gjendja në disa raste është tensionuar, sikur dje (e premte), kur forcat serbe fluturuan mbi qiellin e Kosovës me helikopterë luftarakë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorët e QUINT-it dhe NATO kanë bërë thirrje për qetësi të dyanshme dhe rikthim në tavolinën e dialogut.
Megjithatë, deri më tani, asnjë veprim konkret nuk është marrë dhe situata vazhdon të jetë e ngrirë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Vuletiç: Politikanët në Serbi e dinë se s’ka më njerëz që luftojnë për Kosovën
-
Homazhi i zgjuar i Angelina Mango për Palestinën, një ‘minifitore’ më vete në Eurovision
-
“Do të jem presidente e të gjithëve”, betohet Gordana Silanovska-Davkova si presidente e Maqedonisë së Veriut
Lajmet kryesore
-
Rama: Shqipëria s’ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Mitsotakis dhe Erdogan do të diskutojnë të ardhmen e marrëdhënieve greko-turke
-
Një muaj paraburgim për Miletiç-in – lëndoi dhjetëra ushtarë të KFOR-it, policë dhe gazetarë në Veri