Ekonomi

Korporatat kërkojnë të tërhiqen nga Hong Kong-u


Korporatat e mëdha ndërkombëtare që bëjnë marrëveshje në Azi po konsiderojnë përjashtimin e Hong Kongut nga kontratat ligjore. Shkak janë bërë shqetësimet se shtrëngimi i Kinës mund të ndikojë në sundimin e ligjit në territor.

Avokatë të vjetër në 10 firma të mëdha juridike në Hong Kong, Tokio dhe Singapor folën për gazetën e përditshme, Financial Times. Ata thanë se kishin parë një rritje të dyshimeve nga klientët, me seli kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Japoni. Kjo, në lidhje me faktin nëse Hong Kong-u, do ta përjashtohej nga ligji në fuqi i arbitrazhit, gjatë bërjës së biznesit me palët kineze dhe palët e tjera aziatike.

“Unë e kam bërë këtë pyetje katër herë deri më tani,” tha kreu i një firme ligjore amerikane në Hong Kong.”Është një çështje e drejtpërdrejtë. Të gjithë sektorët kanë dyshime dhe po bëjnë vlerësimet. ”

Partneri menaxher i një firme juridike amerikane në Hong Kong, tha: “Tani po marrim shumë pyetje nga kompanitë në lidhje me këtë. Ne kemi klientë të mëdhenj të kapitalit privat. Ata kurrë nuk kujdeseshin për klauzolat e arbitrazhit”.

“Ligji qeverisës”

Ai shtoi se klientët që hartojnë kontrata “veçanërisht në një horizont 10 deri në 20 vjeçar”  po mendojnë për juridiksione alternative. Shumë i kërkuar është Singapori për arbitrazhin e tyre.

Klauzola “ligji qeverisës” lejon kompanitë që lidhin një kontratë të bien dakord mbi ligjet e cilit vend do të menaxhohen dhe se si ata do të kryejnë biznes. Kjo marrëveshje  kërkon që palët të zgjidhin çdo problem në të ardhmen në një qendër arbitrazhi në një juridiksion të veçantë. Palët në një kontratë mund të zgjedhin çdo ligj qeverisës ose qendër arbitrazhi.

“Veçanërisht klientët e pasur Japonezë, po vendosin për të mos pasur Hong Kong-un si selinë e arbitrazhit”. Kështu u shpreh një partneri i vjetër i një firme të madhe avokatie në ish koloninë britanike.

Ai tha se vëmendja negative ndaj gjyqësorit të Hong Kongut, mund të tërheqë gjyqtarët e saj nga gjykata më e lartë e vendit. Gjithashtu qendrat rivale të arbitrazhit, “kishin spekuluar për Hong Kongun që të duket si një juridiksion i pafavorshëm” për mosmarrëveshjet e biznesit.

Roli i Pekinit ne Hong Kong.

Sistemi ligjor dhe gjyqësori i Hong Kongut kanë qenë nën presion që kur Pekini forcoi kontrollin mbi territorin. Kina ka vendosur një ligj të sigurisë kombëtare vitin e kaluar për të goditur protestat anti-qeveritare. Arrestimet e fushatave pro demokracisë, politikanëve të opozitës dhe gazetarëve janë shqetësuese. Këto ngjarje kanë ngritur pyetjen nëse sistemi ligjor i Hong Kongut mund të komprometohet.

Disa nga avokatët e intervistuar nga Financial Times, refuzuan shqetësimet. Disa të tjerë thanë se kishin këshilluar klientët të konsideronin “përjashtimin” e Hong Kong-ut nga kontratat e arbitrazhit, por të ruajnë selinë në territorin e saj. Ata përmendën përfitimet duke sqaruar një marrëveshje zbatimi midis Hong Kongut dhe Kinës. Kontrata parashikonte se vendimet e bëra nga qendrat e tyre përkatëse të arbitrazhit do të përkrahen.

Për ndërmarrjet ndërkombëtare dhe institucionet financiare që operojnë në terren, sistemi ligjor i qytetit ka shërbyer si një garanci. Në territorin e Kinës, sistemi gjyqësor është i varur nga Partia Komuniste në pushtet dhe 92 milionë anëtarët e saj, të cilët janë shpesh në mënyrë efektive mbi ligjin.

Në vitin 2019, Qendra Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Singapor mori 479 regjistrime të çështjeve të reja, një rekord për qendrën. Qendra Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Hong Kong mbajti 503 çështje atë vit, më pak se dy vitet e mëparshme. Frika e sigurisë gjatë protestave në Hong Kong në 2019 tashmë kishte shtyrë disa firma të zhvendosnin seancat e arbitrazhit jashtë qytetit.

Një avokat japonez tha: “Ajo që ka ndodhur tani është se 18 muajt e fundit kanë përshpejtuar një prirje drejt Singaporit, ndoshta në mënyrë dramatike.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore