Ministria e Jashtme e Iranit, mohoi të shtunën, çdo mundësi për negociata të reja apo përfshirjen e pjesëmarrësve të rinj, në marrëveshjen bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore. Kjo erdhi pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, se çdo bisedim i ri duhet të përfshinte Arabinë Saudite.
“Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare shumëpalëshe e ratifikuar nga Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila është e panegociueshme dhe palët në të janë të qarta dhe të pandryshueshme”, citoi nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, në media shtetërore.
Irani filloi të shkelte kufijtë e marrëveshjes mbi aktivitetin e pasurimit të uraniumit, pasi Washington-i u tërhoq nga pakti në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.
Administrata e re e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se do të bëhet përsëri pjesë e marrëveshjes, por vetëm pasi Teherani të rifillojë bashkëpunimin e plotë me kushtet e saj.
Arabia Saudite dhe aleati i saj Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftuan se shtetet arabe të Gjirit duhet të përfshihen në çdo bisedim. Ata shtojnë se duhet të adresojë programin e raketave balistike të Iranit dhe mbështetjen e tij për përfaqësuesit në Lindjen e Mesme.
Macron tha se çdo bisedim i ri mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin do të ishte shumë “i rreptë” dhe se mbetet një kohë shumë e shkurtër për të parandaluar Teheranin të ketë një armë bërthamore.
Khatibzadeh u shpreh se Macron duhet “të tregojë vetëpërmbajtje”.
“Nëse zyrtarët francezë janë të shqetësuar për shitjet e tyre të armëve në vendet arabe të Gjirit Persik, ata më mirë të rishikojnë politikat e tyre”, shprehet Khatibzadeh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman i financave
-
Haaretz: Hamasi publikon një video të 2 pengjeve në Gaza
-
Nga Benetton te Metro, kompanitë nga e gjithë Evropa që ende bëjnë biznes në Moskë
-
Houthit e Jemenit dëmtojnë cisternën e naftës, rrëzojnë dronin amerikan