Si nata më e madhe e modës në botë, “Met Gala”, mbledh përherë figurat publike më me ndikim, ndërsa për çdo vit përcakton një kod apo temë të veshjes, e që sivjet ishte – “Në Amerikë – Një leksikon mode”.
Kjo liri lejoi një sërë interpretimesh, duke e bërë tapetin e kuq të këtij viti një nga më emocionuesit dhe të paparashikueshmit deri më sot.
Veshjet ishin nga më të ndryshmet, të thjeshta, ekstravagante, transparente e unike, teksa tapetin e kuq e dominuan ikonat botërore, si; Rihanna, Kim Kardashian, Lil Nas X, Iman, Ciara, Frank Ocean, ASAP Rocky e Grimes.
Bileta për “Met Gala 2021” ka kushtuar jo më pak se 30 mijë dollarë amerikan për person.
Albanian Post ju sjell listën e yjeve të veshur më bukur sipas mediumeve botërore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kearns kërkon të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen