James Rodriguez-it i është dhënë një rrugëdalje nga klubi anglez, Everton.
Pavarësisht se në shumicën e ligave evropiane, merkatoja është mbyllur, disa ende mund të bëjnë transferime dhe skuadra turke Istanbul Basaksehir ka dalë me një ofertë për kolumbianin.
Me Miralem Pjanic që tashmë ka nënshkruar me Besiktas, James mund të jetë emri tjetër i madh që do të transferohet në Turqi në këtë merkato.
James ka kërkuar të largohet nga Evertoni gjatë gjithë verës, dhe ai është lidhur me dis klube, dhe njëra nga to ka qenë edhe ish ekipi i tij, Porto.
Por Basaksehir ka bërë një ofertë huazimi për 30-vjeçarin përpara mbylljes së merkatos më 7 shtator.
Momentalisht Basaksehir radhitet në pozitën e 19-të në Super Ligën Turke me tre humbje nga tre ndeshjet e luajtura.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
Si ‘gangsterët’ ballkanikë u bënë furnizuesit kryesorë të kokainës në Evropë
-
Lirimi nga burgu i themeluesit të Agimit të Artë zemëron antifashistët grekë
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive