Opinione / Politikë

Ligji i abortit në Texas – gratë nuk janë vetëm


Mara Clarke Themeluese e Abort Support Network

“Të mohosh të drejtën e një gruaje për të zgjedhur nëse do të ketë apo jo një fëmijë, është një kufizim i papranueshëm qeveritar për privatësinë dhe lirinë e saj”.

Në vitin 1973, bazuar kryesisht në “të drejtën e privatësisë” të Kushtetutës amerikane, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gruas do t’i njihej e drejta ligjore për abort, Roe v. Wade.

Mes kundërshtish dhe protesta, në 2021-shin, dekriminalizimi i Ligjit të Rrahjeve të Texas-it – ndalohet aborti në javën e gjashtë të shtatzënisë, apo kur fetusit mendohet se i rreh zemra – shkel qartazi vendimin e marrë në Roe v. Wade.

Tanimë, gratë e Texas-it, pёr shkak tё barrierave që ekzistojnë për të kryer një abort në shtetin e tyre, duhet tё udhëtojnё drejt vendeve ku është i lejueshëm.

Një mbështetje të madhe për ato ka pasur nga Mbretëria e Bashkuar (MB) dhe Bashkimi Evropian (BE), ndonëse vlen të përmendet se, qasja në abort te dy unionet nuk është e garantuar.

Le të fillojmë me Mbretërinë e Bashkuar

Në Irlandën e Veriut, ligji mbi abortin ende nuk është i garantuar. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të aktivistëve, gratë ende presin që Departamenti i Shëndetësisë të kryejë shërbime aborti, telemjekësi dhe shumë lloje të aborteve në dispozicion.

Sipas Aleancës për Zgjedhjen, grupi i fushatës në Irlandën e Veriut, qasja e duhur mbi abortin ende nuk është e garantuar në të gjithë vendin.

Ndërkohë në Angli, Skoci dhe Wells, ato mund të bëjnë legalisht një abort deri në 23 javë dhe gjashtë ditë të shtatzënisë, në përputhje me Ligjin për Abortin të vitit 1967.

Në Angli dhe Wells, aborti është ende i rregulluar me kod penal dhe koha e pritjes për abortet ndryshon në të gjithë vendin.

Nëse ia dilni të kryeni shpejt një abort, varet nga vendi ku jetoni.

Aktualisht, shumica e aborteve ndodhin në dhjetë javët e para të shtatzënisë dhe kryhen me pilula, të cilat mbartin një rrezik të vogël dështimi.

Për shkak se, praktikisht nuk ka asnjë dispozitë për abortet pas tremujorit të parë, gratë që kërkojnë këto shërbime janë ende të detyruara të udhëtojnë drejt Anglisë.

Shumë gra në Skoci – që kanë nevojë për aborte të vonuara – gjithashtu duhet të udhëtojnë në Angli, për shkak të mungesës së infrastrukturës spitalore, pavarësisht ligjit që lejon ndërprerjen edhe në javën e 24-t të shtatzënisë.

Rrjeti i Mbështetjes së Abortit

Abort Support Network (ASN) – Rrjeti i Mbështetjes së Abortit – që e themelova në vitin 2009, siguron ndihmë financiare, strehim dhe konsultime për njerëzit nga Republika e Irlandës, Irlanda Veriore, Ishulli i Manit, Malta, Gjibraltari dhe Polonia që duan të bëjnë abort jashtë vendit.

Ne ofrojmë informacion praktik dhe mbështetje financiare dhe financohemi pothuajse tërësisht nga individë privatë.

E bëjmë këtë punë, sepse besojmë tek, “unë nuk mund të përballoj një abort”, nuk duhet të jetë kurrë arsyeja e vetme që dikush të vazhdojë një shtatzëni të padëshiruar.

Fillimisht ne punuam në Irlandë, ku aborti tani është i ligjshëm deri në javën e 22-të apo në rrethana të kushtëzuara pas kësaj jave.

Mё tej, tek Ishulli i Manit, ku aborti u bë i ligjshëm në vitin 2019 dhe Irlanda Veriore, ku dekriminalizimi u shpall vetëm kohët e fundit.

Në vitin 2019, ne u zgjeruam në Maltë – është i vetmi vend në Bashkimin Evropian ku aborti është i paligjshëm edhe në rastet kur rrezikohet jeta e nёnёs – e cila ka disa nga ligjet më tё ashpra të abortit në Evropë.

U zgjeruam në Gjibraltar në të njëjtin vit, edhe pse kohët e fundit u votua për të lejuar abortin në disa rrethana.

Ligjet e abortit të Gjibraltarit më parë ishin më tё ashpra sesa ato në Texas, ku aborti lejohej vetëm në rastet kur rrezikohej jeta e gruas.

Në fund të vitit 2019, shtrimë punën tonë edhe në Poloni – pjesë e nismës Aborti pa Kufij.

Polonia, e cila tashmë kishte një nga ligjet më të ashpër të abortit në Evropë, kohët e fundit e bëri ligjin e saj edhe më të ashpër, duke vendosur se 98 për qind  e 1 mijё deri 2 mijё aborteve ligjore të kryera nga shteti çdo vit ishin “jokushtetuese”.

Pavarësisht ndërlikimeve që hasim në rrugën tonë, ne synojmë zgjerimin në vende shtesë, aty ku ka nevojë për mbështetje.

Andorra i është bashkuar Maltës, duke i bërë të gjitha abortet të paligjshme, edhe në rastet kur rrezikohet jeta e një gruaje.

Vende e tjera evropiane kanë ligje të përshtatshme për abortin, por ende e kufizojnë në mënyrë efektive aksesin, si pёr shembull nё Itali, ku 69% e gjinekologëve “me vetёdije kundёrshtojnё” kryerjen e aborteve.

Po ashtu, nё Rumani aktivistët thonë se aborti po hiqet gradualisht dhe nё Hungari, qeveria ka arritur me sukses tё reduktojё aksesin në abort vitet e fundit.

Puna jonë është veçanërisht e fokusuar të sigurojmë njerëzit që të kenë akses në aborte përtej tremujorit të parë. Shumica e vendeve në Evropë ofrojnë qasje në abort gjatë 12-14 javëve të para të shtatzënisë.

Në vendet që nuk e bëjnë këtë, shumë njerëz mbështeten në OJQ të tilla si, “Gratë Ndihmojnë Gratë” dhe “Gratë në Internet”, të cilat dërgojnë pilula të hershme të abortit mjekësor në vendet ku aborti është i ndaluar.

Fatmirësisht, njerëzit janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për këto pilula, të cilat janë në listën e ilaçeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ofrojnë një mjet të sigurt për t’i dhënë fund shtatzënisë.

Kur themeluam për herë të parë ASN-nё, gratë në Irlandë dhe Irlandën Veriore na thanë se “kemi provuar gjëra shumë më të rrezikshme sesa pilula”.

Kryerja e një aborti të vonuar gjatë shtatzënisë, kur pilulat nuk janë më zgjidhja e duhur, mund të jetë e vështirë në varësi të vendit ku jetoni.

Çdo vend ka kushtet që përcaktojnë kur lejohen abortet e mëvonshme dhe si kryhen ato.

Qasja në këto shërbime mund të jetë e vështirë, veçanërisht për njerëzit që janë të margjinalizuar, të rinj ose të varfër.

Mund të jetë e pamundur për ata me imigrim të pasigurt ose status refugjati.

Në Evropë, vendet më të mira për të udhëtuar janë Holanda, ku aborti kryhet sipas kërkesës së pacientit në klinika deri në 22 javë; Angli dhe Wells, ku mund tё kryeni njё abort deri në 24-javëshe dhe, në disa raste, në Spanjë.

Dhe këtu kthehemi te diskursi mbi Texas-in

Shumë do të thonë se, nëse një grua në Texas do që të kryejë një abort pas javës së gjashtë, mund të udhëtojë drejt një shteti tjetër. Argument që e dëgjojmë prej vitesh.

Gratë irlandeze “thjesht mund të udhëtojnë”… Gratë polake “thjesht mund të udhëtojnë”…

Mirëpo kjo nuk merr parasysh pengesat për të udhëtuar për të kryer një abort, të tilla si: kujdesi për fëmijët, statusi i pasigurt i imigracionit, frika nga stigma ose shpërngulja, paratë dhe Brexit, çka po e bën të vështirë për banorët jashtë BE-së ose MB-sё që të vijnë në Angli.

Këto pengesa i paraprijnë po ashtu COVID-19, pasi rёnia e pandemisё e ka thelluar  problemin.

Shumë nga përfitueset e shërbimeve tona janë prekur nga mbyllja e aeroporteve në Poloni, apo Maltë dhe testet e shtrenjta PCR të kërkuara për të gjithë udhëtarët që hyjnë dhe kthehen në një vend.

Disa nga pengesat kanë qenë farse.

Një përfituese e shërbimit mbërriti në hotelin e saj të rezervuar në Angli, por aty tё gjitha dhomat u ishin dhënë punonjësve kryesorë dhe personave të pastrehё.

Një gruaje tjetër iu anuluan fluturimet – kishte rezervuar shtatë herë për një udhëtim.

Udhëtimi, gjatë një pandemie globale, mbart rreziqe shtesë për shëndetin.

Megjithatё, ironia e rrezikimit të shëndetit tuaj për të hyrë në kujdesin shëndetësor, ka njё ndikim domethёnёs pёr ne.

Të ndihmosh gratë të abortojnë, kërkon një kushtetutë të fortë.

Ndoshta kurrë nuk do të jemi në gjendje të arrijmë tek të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, por e dimë se si financues të abortit, jemi pjesë e një rrjeti global të aktivistëve në rritje, të cilët po gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për t’i ndihmuar njerëzit të kenë qasje në kujdesin e abortit.

Ne do ta vazhdojmë këtë punë, derisa linjat tona të ndihmës të pushojnё së rёni.


Lajmet kryesore