Opinione / Politikë

Skenarët pas votimit në BE: popullorët dhe socialistët në udhëkryq mes të gjelbërve dhe të djathtës


Alberto d’Argenio Gazetar për La Repubblica

Një anketë konfidenciale po qarkullon nëpër korridoret e institucioneve evropiane.

E porositur nga drejtuesit e Unionit, ajo konsiderohet më e besueshmja.

Kjo tregon se pas votimit të 9 qershorit nuk do të ketë valë të frikshme të zezë në Evropë.

Familjet politike të së djathtës sovraniste – ECR e Melonit (lider e grupit sovranist) dhe polakit Kaczynski dhe ID e udhëhequr nga Salvini dhe Le Pen – nuk do të depërtojnë.

Ata do të rriten. Por vetëm me pak.

Një hap i vogël përpara që nuk do të ndryshojë ekuilibrin politik në Parlamentin Evropian.

Në të vërtetë, përsëri sipas të dhënave konfidenciale nga Brukseli, Partia Popullore e Macron, Socialistët dhe Liberalët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Parlamentin Evropian. Por do të jetë e ngushtë. Pak mbi 50%.

Një diferencë më pak se qetësuese për të qeverisur dhomën e Strasburgut.

Dhe për këtë arsye ata do të detyrohen të zgjedhin një partner të katërt: të Gjelbërit, në emër të një Evrope që armatoset kundër ndryshimeve klimatike. Ose me Vëllezër të Italisë, për një Union më të zi (drejt të djathtës sovraniste).

Këto dy alternativat e Evropës që do të maten në muajt në vijim dhe do të vendosin për të ardhmen politike dhe ekonomike të Bashkimit.

Ato do të sillen rreth fatit që do të ketë Marrëveshjea e Gjelbër.

Sondazhet tregojnë se Partia Popullore (PPE) në fakt do të rezistojë në krahasim me vitin 2019, socialistët do të fitojnë diçka ndërsa makronistët e Rinovimit rrezikojnë kolapsin.

Dhe ata nuk do të jenë më vendimtarë në dhomë: sipas parashikimeve, nuk do të kenë më numrat për një shumicë alternative me socialistë, të majtë dhe të Gjelbër në dosje individuale.

Kështu ata do të humbasin fuqinë negociuese.

Prandaj, zgjedhja për të qeverisur Evropën do të jetë nëse do të shkojmë drejt jeshiles apo të zezës.

Burime autoritative në Bruksel shpjegojnë se një pjesë e PPE nuk e do Melonin, ata preferojnë të shohin te të Gjelbërit për të shpëtuar Marrëveshjen e Gjelbër, preha numër një e ultra të djathtës sovraniste.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë të bashkohen të gjithë të PPE drejt aleancës “progresive”.

Ai që po shtyn këtë në fakt është kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, një socialist i kalibrit 90 (edhe pse në vështirësi në Madrid) që synon të vulosë paktin e gjelbër duke marrë vendin e superkomisionerit për Marrëveshjen e Gjelbër për zëvendëskryeministren e tij, Teresa Ribera.

Pakti me të Gjelbrit do të çonte në shpëtimin e politikave mjedisore të BE-së duke i shoqëruar ato me më shumë fonde për të zbutur ndikimin tek qytetarët për sakrificat që duhen për të arritur neutralitetin klimatik.

Me të Gjelbërit aktualisht, që ndryshe nga viti 2019, nuk përjashtojnë mundësinë e hyrjes në mazhorancë.

Por ka një Evropë tjetër që dëshiron të prishë paktin me të Gjelbërit. E cila në PPE- familja politike që do të konfirmojë veten si hegjemoniste në Evropë – drejtohet nga Manfred Weber dhe Antonio Tajani.

Ata synojnë të zgjerojnë shumicën tek konservatorët nëpërmjet sovranistëve të ECR (reformatorëve dhe konservatorëve) .

Ose më mirë, te një pjesë e tyre, pra Giorgia Meloni.

Krahu më konservator i Partisë Popullore PPE po vë bast që pas zgjedhjeve Evropiane, Vëllezërit e Italisë dhe Pis-i polak do të ndahen për shkak të tensioneve që po grumbullohen në kontrast midis qëndrimit më qeveritar të Melonit dhe atij më ekstremist të polakëve, të cilët në Varshavë u dërguan në opizitë nga armiku i përhershëm, Donald Tusk (ai i PPE-së)

Por çfarë do të ndodhë në të djathtën sovraniste?

Dy grupet sovraniste, ECR dhe ID, do të rriten vërtet, por pak.

Fitorja e Melonit në Itali do të balancohen pjesërisht nga një rënie e Pis-it në Poloni.

Ndërkohë që brenda ID-së, rritja epritshme e Le Pen do të kompensohet pjesërisht nga kolapsi i Lega-sitaliane, krahasuar me 34% në 2019.

Familjet e tjera evropiane po vënë bast për një shpërthim të galaktikës sovraniste, me divorcin midis FdI (Vëllezërit e Italisë) dhe Pis-it polak brenda familjes konservatore dhe heqjen nga ID e gjermanëve të AfD-së (në qendër të skandalit financiar kinez dhe rus) me shtytjen e Le Pen.

Francezja, duke parë zgjedhjet presidenciale të 2027-ës, në fakt po kërkon shoqëri më pak të turpshme evropiane, aq sa thuhet do të kishte trokitur tashmë në derën e Melonit për një martesë politike pa Salvinin.

Drejtuesja e FdI-së (Meloni), megjithatë, po merr kohën e saj, duke e bërë Partinë Popullore të besojë tani për tani se mund ta përfshijë atë në mazhorancë.

Kryeministrja italiane– shpjegojnë ata nga fortesa konservatore në Strasburg – do të votojë besimin për presidentin e ardhshëm të Komisionit të BE-së.

Gjithashtu edhe sepse ai emër do të duhet të shqyrtohet fillimisht nga Këshilli Evropian me praninë e të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive, pra edhe të Melonit.

“Martesa me socialistët është vërtet e vështirë,” shpjegon një anëtar me ndikim i FdI.

Dhe mbi të gjitha, vetëm Vëllezërit e Italisë, nëse do të vepronin si patericë për shumicën, do të llogariteshin pak duke patur fare pak peshë.

Kështu me gjasë ambicia e lideres do të ishte të federojë të gjithë ultra të djathtën nën ombrellën e saj, ta bëjë atë më të paraqitshme dhe ta sjellë atë në mazhorancë në vend të të Gjelbërve nga një pozicion fuqie.

Ka dy pre gjahu në këtë manovër: Orbàn – tani i izoluar në Strasburg – dhe Le Pen, aktualisht aleate me Salvinin (ID).

Operacioni do të nisë pas zgjedhjeve evropiane.

Meloni e ka mbajtur në pritje mikun e saj hungarez për shumë muaj dhe ka frikë se ai do të bashkohet me Le Pen duke krijuar një konkurrent në të djathtë.

Pre tjetër është Pis-i polak, tani që janë në opozitë, janë më pak të frikësuar nga Putinizmi i Orbanit dhe janë liruar.

Partitë më të vogla në grup ndërkohë po frenohen.

Por Meloni ka besim se nga 1 korriku Orbàn do të jetë presidenti i rradhës i Bashkimit dhe do të duhet të zbusë pozicionet e tij anti-evropiane.

Ndeshja me Le Pen do të jetë e mëpasme, në funksion të garës për Elysee.

Por projekti është shumë ambicioz dhe shumë në Europë po vënë bast për faktin se kryeministrja italiane në fund do të mbetet vetëm, me qiri në dorë.

Fati i pesë viteve të ardhshme të BE-së dhe politika e saj më ambicioze: Marrëveshja e Gjelbër, varet nga kjo ndeshje


Lajmet kryesore