Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në seancën e 19 gushtit ka lënë në burg menaxherin e kompanisë së “Alba Exotic Fruit”, Barjon Gumeni.
Avokati mbrojtës kishte kërkuar naga GJKKO të shfuqizonte masën “arrest me burg” për Gumenin dhe dërgimin e çështjes hetimore në Prokurorinë e Durrësit.
Por këto kërkesë janë refuzuar nga GJKKO-ja duke lënë në fuqi këtë masë.
Më 31 korrik Apeli i GJKKO-së vendosi masën për Gumenin. Nga ana tjetër administratori i kompanisë, Eduart Dauti është shpallur në kërkim.
Policia e Shtetit brenda pak ditësh në korrik ka sekuestruar në Portin e Durrësit kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, me lëndë narkotike.
Më 16 korrik Gjykata e Durrësit vendosi masën e “arrestit me burg” për Gumenin. Ky i fundit u arrestua më 13 korrik.
Ndërkohë hetime të mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Dosja e Prokurorisë Durrës i kaloi SPAK-ut pasi dyshohet se trafikimi i lëndëve narkotike është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ndërkohë avokati mbrojtës i Gumenit duke kundërshtuar akuzat ka kërkuar vazhdimisht që dosja t’i kthehet Prokurorisë së Durrësit.
Më 16 korrik nga policia janë sekuestruar në Portin e Durrësit, 11 kilogram e 675 gram kokainë, e cila ndodhej në kontejnerin e kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Ndërsa më 23 korrik u kap një tjetër sasi kokaine në kontejnerët me fruta ekzotike të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Gjatë kontrollit të imtësishëm në 10 kontejnerë, u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Kjo nuk është hera e parë që këto emra, kalojnë në rrjetën e policisë dhe të drejtësisë.
Në vitin 2019, përkatësisht prej gushtit, katër kontejnerë me banane nga Ekuadori dhe me vendmbërritje përfundimtare Shqipërinë, u mbajtën të bllokuar në Durrës.
Nga DEA amerikane, kishte një indicie të qartë: “Në ato ‘hangarë’, përtej bananeve, ka 137 kilogramë kokainë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë
-
Qytetarët pankartë në Kuvend, kërkojnë votën e diasporës
-
Bardhi: Keni refuzuar çdo kërkesë të PD për interpelancë me Ramën, Çuçi: S’ka asgjë urgjente
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Interpelanca/ Salianji: Situata e kriminalitetit është e rëndë, Balla: Në vitin 2023 niveli më i ulët i vrasjeve
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë