Shqipëria

11 kg kokainë në kontejnerin me banane, arrest me burg për menaxherin


Ka përfunduar gjyqi për menaxherin e kompanisë së “Alba Exotic Fruit”, Barjon Gumeni.

Kontejneri i kompanisë u sekuestrua në portën i Durrësit, nga ku u gjetën 11 kilogram e 675 gram kokainë.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg. Ndërkohë administratori i kompanisë, Eduart Dauti është shpallur në kërkim.

Gjeta e drogës

Policia e Shtetit ka bërë me dije se është goditur një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, ka evidentuar dhe sekuestruar deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Ata bëjnë me dije se janë shoqërua në Polici dy persona.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë .

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore