Shqipëria

Bllokohen mbi 6 kg kokainë në Portin e Durrësit

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka sekuestruar një tjetër sasi kokaine në kontejnerët me fruta ekzotike të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Gjatë ditës së premte, është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 kontejnerë.

Në një nga kontejnerët u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në nisje të operacionit, më datë 13 korrik 2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi E.D.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e një grupi të posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut.

Ka përfunduar gjyqi për menaxherin e kompanisë së “Alba Exotic Fruit”, Barjon Gumeni

Kontejneri i kompanisë u sekuestrua në portën i Durrësit, nga ku u gjetën 11 kilogram e 675 gram kokainë.

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën arrest me burg. Ndërkohë administratori i kompanisë, Eduart Dauti është shpallur në kërkim.

Gjeta e drogës

Policia e Shtetit ka bërë me dije se është goditur një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, ka evidentuar dhe sekuestruar deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Ata bëjnë me dije se janë shoqërua në Polici dy persona.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë .

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Të premtenh e 16 korrikut ka përfunduar gjyqi për menaxherin e kompanisë së “Alba Exotic Fruit”, Barjon Gumeni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore