Kompania e armëve Bioammo, synon të prodhojë 50 milionë fishekë pa plastikë këtë vit.
Enrique López-Pozas, ka lindur në një familje ushtarake. Në karrierën e tij të mëparshme ai vuri re, se sa shumë po ndotej ambienti nga plastika.
“ E kuptova se ambientet ku ndodheshim po ndoteshin me plastikë. Ne duhet të bënim diçka ndryshe për të ardhmen. Kështu që nisa të studioj disa gjëra”, thotë Lopez për të përditëshmen The Guardian.
Pas më shumë se një dekade hulumtimi, kompania e López-Pozas, BioAmmo, krijoi fishekë për armë 100% pa plastikë. Ato shiten tani në më shumë se 20-të vende.
Shtresa plastike që ishte dikur, është zëvendësuar me biopolimer perimesh. Ndërsa baza metalike është kthyer në aliazh jo-toksik i bakrit dhe zinkut.
“Unike e fishekëve tanë është se ato janë plotësisht pa plastike. Kjo padyshim që përmirëson disiplinat dhe sektorët e qitjeve. Imagjinoni një epokë pa plastikë që të ndot ambientin, dhe asnjë mikroplastikë që do hyj në zinxhirin ushqimor”, thotë Peter Chatland, kreu i tregjeve ndërkombëtare të BioAmmo-s.
Firma synon të punësoj 30 vetë në fabrikën e saj në qyetin e Segovias.
“Pas 12 vitesh hulumtimi, më në fund kemi marrë vendimin për të sjellë produktet në treg. Kjo në një vit që ishte më i keqi për të gjithë”, shprehet López-Pozas për të përditshmen “The Guardian”.
Sa i përket López-Pozas, ditët e fishekëve plastike janë të numëruara./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
-
Demi Lovato rikthehet në Met Gala pas eksperiencës “të tmerrshme” në këtë event 8 vjet më parë
-
E ardhmja e kafes: Kokrra sintetike të krijuara në laborator
-
Kim Kardashian e mohon me shaka të ketë pasur ndonjëherë lidhje me Tom Brady-n
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tym dhe zjarr në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet