Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, gjatë mbrëmjes së 24 janarit janë përmbytur tre shtëpi në qarkun e Elbasanit. Në njësinë administrative Hotolisht dhe Polis, në Bashkinë e Librazhdit raportohen probleme me energjinë elektrike.
Aksi rrugor Mollas-Frashër është bllokuar nga rëniet e një masivi dherash. Edhe segmenti rrugor Papër-Pajun është i bllokuar. Aktualisht në të dyja akset është duke u punuar për zhbllokim e plotë të rrugës.
Në Muriqan, njësia administrative Gjergjan, ka përmbytje të gati dy hektarëve tokë bujqësore. Një hektar tokë janë përmbytur në njësinë administrative Papër.
“Në qarkun e Elbasanit reshjet kanë qenë kryesisht me intensitet mesatar. Ato kanë sjellë prurje të konsiderueshme të përrenjve dhe depërtimit të ujit në disa banesa dhe segmente rrugore. Në akset rrugore ka pasur materiale të shumta inerte, aluvione e gurë, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Nuk ka pasur probleme me qarkullimin. Aktualisht po punohet në segmentin Mollas-Frashër, i cili ka pasur bllokim të rrugës nga rëniet e një masivi dheu”, sqarohet në njoftimin e Prefekturës./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin