“Informacionet për pallatin tim në Gelendzhik kanë vite që qarkullojnë. Duan t’i bëjnë lavazh truri popullsisë me informacione të rreme”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është përgjigjur kështu akuzave të kundërshtarit të tij politik, Alexei Navalny, mbi pronësinë e një “pallati mbretëror” në gjirin e Gelendzhik-ut, pjesë e detit të Zi.
“Nuk është as pronë e imja as e familjarëve të mi”, deklaroi Putin-i në një takim online me disa studentë. “Opozita ka thurur gjithçka gjatë këtyre viteve. Tashmë, duan t’i bëjnë lavazh truri popullsisë me informata të pa vërteta, duke shfaqur filmime”.
Ekipi hetues i kundërshtarit të Kremlin-it, Alexei Navalny, zbuloi pak ditë më parë një video ku pretendonin demaskimin e një pasurie të përftuar në mënyrë të jashtëligjshme nga Putin-i. Sipas videos, vlera e pronës është mbi 1.3 miliardë euro.
“Ky informacion mbi mua ka mbi dhjetë vite që qarkullon”, shtoi Putin-i. Pavarësisht kësaj, presidenti rus nuk ka bërë me dije se e kujt është prona. Ai është ndalur vetëm në përgënjeshtrimin e akuzave të Navalny-t.
Në Rusi pati një valë protestash të shtunën e 23 janarit. Një pjesë e mirë e protestuesve, dolën pikërisht për shkak të videos së publikuar nga bashkëpunëtorët e Navalny-t. Në tre ditë, mbi 80 milionë njerëz e panë videon dy orëshe ku pretendohej ekspozimi i pasurisë së Putin-it.
Alexei Navalny ndodhet nën arrest që prej 18 janarit. Ai u ndalua pas kthimit të tij në Moskë, pesë muaj pas helmimit që iu bë me një agjent kimik të quajtur Novichok. Navalny pritet të dalë në gjyq brenda muajit shkurt, për t’u përgjigjur për akuzat që rëndojnë mbi të, për përvetësim të jashtëligjshëm fondesh./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit